Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Activitete

26.12.2011, Shkup

AVOKATI I POPULLIT I DËRGOI MINISTRISË SË DREJTËSISË INFORMATË PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

  • Avokati i Popullit hartoi dhe dërgoi Informatë të veçantë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, qëllimi i së cilës është të theksohet rëndësia e kualitetit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës.

    Përkatësisht, Avokati i Popullit konsideron se të gjitha organet dhe institucionet duhet të kontribuojnë në drejtim të ekzekutimit kualitativ të vendimeve të Gjykatës sepse vetëm në këtë mënyrë do t’u ndihmojnë qytetarëve, por edhe shoqërisë tonë dhe me gjerë.

22.12.2011, Shkup

AVOKATI I POPULLIT INICION NDRYSHIME THELBËSORE TË EDUKIMIT NË TË GJITHA NIVELET E ARSIMIT DHE LLOJET E ARSIMIMIT PËR TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT DHE PËR INSTRUMENTET DHE MEKANIZMAT E MBROJTJES SË TYRE

  • Avokati i Popullit konsideron se është e domosdoshme që në të gjitha nivelet dhe llojet e arsimit të përfshihet lëndë e veçantë mësimore për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe për mekanizmat mbrojtës, në suaza nacionale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, në Kërkesën drejtuar Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillim të Arsimit, Ombudsmani propozon ndryshime të thella jo vetëm në programet dhe përmbajtjet mësimore, por edhe në librat shkollorë përmes të cilëve fëmijët duhet të edukohen drejtë dhe në mënyrë adekuate, përfshirë edhe kuadrin mësimor, me të gjitha të drejtat dhe liritë dhe me të gjithë mekanizmat, procedurat dhe mënyrat e realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

    Me përfshirjen e këtyre aktiviteteve në të gjitha shkallët dhe nivelet e arsimit, pra edhe në fushën arsimimit të të rriturve, nuk do të edukoheshin vetëm fëmijët, por edhe qytetarët do të mund t’i identifikonin të drejtat dhe obligimet e tyre dhe do të pajiseshin me informata për institucionet të cilat janë kompetente për ta realizuar mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në këtë mënyrë drejtpërdrejt do të ndikohej mbi punën më efektive të institucioneve, nacionale dhe ndërkombëtare. 



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

janar 2025
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Dhj
Shk

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 27
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise