Infromata me karakter publik
INFROMATA ME KARAKTER PUBLIK
Mbi bazë të nenit 9 të Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik (Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 13/06), Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë vë në dispozicion:
LISTËN E INFORMATAVE ME KARAKTER PUBLIK
Listën e informatave me karakter publik të Avokatit të Popullit e përbëjnë dokumentet si vijojnë:
- Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 52/91, 1/91, 1/92, 31/98, 91/01);
- Ligji për Avokatin e Popullit (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 60/03);
- Rregullorja e punës së Avokatit të Popullit (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 11/05);
- Rregullorja për formën, përmbajtjen dhe procedurën e lëshimit, shfrytëzimit dhe heqjes së legjitimacioneve zyrtare të Avokatit të Popullit, zëvendësve dhe punonjësve të Shërbimit profesional të Avokatit të Popullit (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 11/05);
- Rregullorja për organizimin e fushëveprimit të punës së Shërbimit profesional të Avokatit të Popullit;
- Rregullorja për për përcaktimin e orarit të punës dhe instalimin e sistemit elektronik për regjistrimin e orarit të punës;
- Plani për shenjat arkivore për shpërndarjen e akteve të Avokatit të Popullit;
- Lista e materialit dokumentar me afatet e ruajtjes së tij në Institucionin Avokat i Popullit.
- Ligji për qasje të lirë në informatat me karakter publik (Adobe Acrobat dokument, 168 Kb)
- Kërkesa për qasje në informatat me karakter publik (Adobe Acrobat dokument, 43 Kb)
- Vërtetim për pranimin e kërkesës (Adobe Acrobat dokument, 32 Kb)
- Formular i ankesës (Adobe Acrobat dokument, 47 Kb)
- Vërtetim për pranimin e ankesës (Adobe Acrobat dokument, 33 Kb)
- Vendim për verifikimin e kompensimit për shpenzimet materiale (Adobe Acrobat dokument, 47 Kb)
Në përputhje me nenin 8 të Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik për personat zyrtarë të cilët ndërmjetësojnë dhe do të japin ndihmë për ta realizuar të drejtën e qasjes së lirë në informatat me karakter publik, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë i caktoi:
- Zoran Bilbiloski
- Snezhana Teodosievska - Jordanoska
Të gjitha çështjet që janë me interes për qytetarët e që kanë të bëjnë me të drejtën e qasjes së lirë në informatat me karakter publik mund t’i merrni në numrin e telefonit si vijon: 02 3129-335; ose në e-mail:
zbilbiloski@ombudsman.mk
sjordanoska@ombudsman.mk
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të marrin informata me karakter publik të cilën e ka hartuar Avokati i Popullit duke e plotësuar – Kërkesën për qasje në informatat me karakter publik, të cilën mund ta merrni edhe në arkivin e Avokatit të Popullit.
Kërkesën mund ta paraqisni në formë të shkruar në adresën e Avokatit të Popullit.
Adresa: “Maqedonia” nr. 19 – Shkup