Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Procedura

Kur Avokati i popullit do të konstatojë se janë të cënuara të drejtata e parashtruesit nga organet e nenit 2 të Ligjit për Avokatin e popullit mund:

  • të japi rekomandime, propozime, mendime dhe udhëzime për mënyrën  e mënjanimit  të cënimeve të konstatuara (rekomandim jep kur sigurisht është i vërtetuar bëhet fjalë  për cënim  të të drejtave me akt konkret  ose veprim, ndërsa mendim jep kur vlerëson se është e nevojshme ndryshim ose plotësim i ndonjë akti të organi ose organizatës. Udhëzime dorëzohen në raste kur  nga gjendja faktike  rrjedh se  me vazhdimin e ndonjë sjellje të caktuar të organit ose organizatës  do të cënohen të drejtat e parashtruesit të parashtresës);
  • të propozojë përsëritjen e ndonjë procedure konform ligjit, nëse janë të plotësuara kushtet për përsëritje ose rifillim të procedurës me kërkesë të palës ose nëse ka bazë për ndryshim të aktit administativ sipas detyrps zyrtare;
  • të ngrejë iniciativ për hapjen e procedurës diciplinore kundër personit zyrtar ose përgjegjës, nëse vlerëson se me veprimin e tij, gjegjësisht mosveprimin ka bazë për dyshim se e ka thyer detrën punuese ose zyrtare;
  • të dorëzojë kërkesë deri te prokurori publik për vërtetimin  e përgjegjësis penale nëse vlerëzon se ekziston dyshim i bazuar  prë kundërvajtje ose vepër penale të kryer të paraparë me ligj;
  • të kërkojë anulim të përkohëshëm të përmbarimit  të aktit administartiv deri në vendimin e organit të shkallës së dytë  ose deri në sjelljen e vendimit  nga gjykata kompetente, nëse konstaton cënim të të drejtave, ndërsa përmbarimi i aktit administartiv do të paraqite dëm të pa kompenzueshëm për njërën nga palët e kontestit.

Avokarti i popullit, kur ajo është e mundur, në rrejdhën e procedurës e parasheh edhe zgjidhjen me marrëveshje të lëndës.
Me zgjidhjen me marrëveshje të lëndës procedur llogaritet e përfunduar.
Marrëveshja duhet të jetë konform Kushtetutës dhe ligjit.

Gjatë rrjedhës së procedurës Avokati i popullit mund të bazohet edhe në parimin e drejtësisë kur nga rrethanat objektive dhe subjektive dhe nga e drejta pozitive rrjedh se me zbatimin e  dispozitave ligjore do të vijë deri te padrejtësia e dukshme.

Gjatë ndjekjes së  gjendjeve për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të pjesëtarëve të bashkësive Avokati i popullit vepron: sipas parashtresave të parashtruara; me vetëinisiativë, nëse në çfardo mënyre  vjen deri te njohuria se nuk respektohet ky parim; në  bazë të inspektimeve të drejtëpdrejta të bëra te organet, organizatat dhe entet; me ndjekjen e obligimeve të parapara programore të organeve dhe organizatave; me ndjekjen e konkurseve  për pranim të punëtprëve të rinjë në organet dhe organizatat që janë të detyruar t’i respektojnë pariet e përmenduar kushtetuse.

Për sigurimin dhe respektimin e  të drejtave kushtuse dhe ligjore dhe parimeve  të jodiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të pjesëtarëve të bashkësive Avokati i popullit mundet me vetë iniciativë të drejtojë rekomandime, mendime dhe kritika deri te organet te të cilët ka kompetencë të veprojë  nëse vlerëson se me disa akte të përgjithëshme ose të posaçme, me ndërmarrjen ose mosndërmarrjen e disa aktiviteteve  të organeve dhe organiziatave të përmendura nuk respektohen ose nuk krijohen mehanizma juridik për respektimin dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe për realizimin e parimeve lidhur me përfaqësuesit e bashkësive.  

Avokati i Popullit pas marrjes së parashtresës mund të vendosë të mos e shqyrtojë ose ta hudhë nëse parashtresa është anonime, nuk është e dorëzuar në afatin e paraparë apo nëse paraqet keqpërdorim të të drejtës për ankesë, por është i obliguar në afat sa më të shkurtër ta njoftojë palën, t’ia shpjegojë arsyet dhe, sipas mundësisë, ta orientojë se në ç’mënyrë mund t’i realizojë të drejtat e veta.

Avokati i Popullit parashtresën mund ta hudhë edhe në këto raste:

  • nëse nga të dhënat që ka në dispozicion vërehet se nuk bëhet fjalë për shkelje themelore të të drejtave dhe të lirive të njeriut dhe të qytetarit ose për ndonjë parregullësi tjetër;
  • nëse parashtresa nuk është e kompletuar, edhe nëse pala nuk e ka plotësuar sipas kërkesave të mëparshme të Avokatit të Popullit;
  • nëse lënda është në procedurë gjyqësore.

Avokati i Popullit nuk hapë procedurë nëse nga veprimi apo nga vendimi i fundit të organit, gjegjësisht organizatës ka kaluar më tepër se një vit, me përjashtim të rasteve kur vlerëson se inicuesi afatin kohor e ka shkelur me arsye të drejtë.
Nëse Avokati i Popullit vendos që të hapë procedurë e njofton palën që ka ofruar parashtresë, si dhe organin dhe organizatën ndaj të cilës është ngritur parashtresa.
Avokati i Popullit, në kuadër të kompetencave të veta, pas marrjes së parashtresës, gjatë procedurës mund të:

  • kërkojë shpjegime dhe informata plotësuese nga organet apo organizatat për përmbajtjen e parashtresës;
  • bëjë vlerësimin e drejtpërdrejtë të punës dhe kompetencat e organeve, gjegjësisht organizatave;
  • ftojë në bisedë funksionarë apo zyrtarë të organit, gjegjësisht organizatës dhe çdo person tjetër, si eshe  të kërkojë mendim nga institucionet shkencore dhe profesionale.

Organet dhe organizatat janë të obliguara të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe me kërkesën e tij t’i sigurojnë të gjitha të dhënat dhe informatat, pa marrë parasysh shkallën e besueshmërisë dhe t’i mundësojë zbatim procedurës. Dispozitat e ruajtjes së fshehtësisë e obligojnë Avokatin e Popullit.
Kur Avokati i Popullit konstaton se parashtruesit të parashtresës i është shkelur ndonjë e drejtë kushtetuese ose ligjore organit ose organizatës që ka vepruar kështu mund të:

  • propozojë që organi, gjegjësisht organizata procedurën ta zbatojë në pajtueshmëri me ligjin;
  • bëjë kërkesë që organi kompetent të hapë kontest administrativ;
  • bëjë kërkesë që organi, gjegjësisht organizata përkohësisht ta ndërprejë përmbarimin e aktit;
  • propozojë zbatim të procedurës disiplinore kundër personit zyrtar të organit, gjegjësisht organizatës;
  • dorëzojë kërkesë që prokurori kompetent publik të ngrisë procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë penale ose kundërvajtëse;
  • japë propozime për përmirësimin e punës dhe të sjelljes së organeve, gjegjësisht organizatave ndaj palëve.

Oganet dhe organizatat janë të obliguara të veprojnë sipas propozimeve, mendimeve dhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe në afat jo më shumë se 30 ditë pas kërkesës së tij ta njoftojnë për masat dhe aktivitetet e ndërmarra. Përderisa organet dhe organizatat nuk veprojnë dhe nuk e njoftojnë Avokatin e Popullit për zbatimin e propozimeve dhe rekomandimeve të tij, apo nëse ato vetëm pjesërisht i pranojnë, ai për këtë drejtpërdrejt mund ta njoftojë organin më të lartë, ministrinë përkatëse, Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, por me raport të veçantë mund ta njoftojë edhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë apo ta publikojë lëndën.

Avokati i Popullit pasi ta përfundojë procedurën e njofton parashtruesin e parashtresës.



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2024
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise