Organet para të cilave veprohed
Avokati i Popullit ka kompetencë të veprojë kundrejt këtyre organeve:
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë:
- hërbimeve;
- komisioneve;
- sekretariateve;
Ministrive:
1. Organeve përbërëse të ministrive:
- drejtorive (të ekzekutimit të sanksioneve, të çështjeve pronësore - juridike, të doganave, të të ardhurave publike, të ekonomisë së ujërave, të veterinarisë, të hidrometeorologjisë, të kadastrës dhe të pronës së patundshme etj.);
- inspektorateve (të administratës, devizore, tregtare, të bujqësisë, të ndërtimtarisë dhe të urbanizmit, të mjedisit jetësor dhe komunal);
- fondeve (të sigurimit shëndetësor, të sigurimit pensional e invalidor, të mjedisit jetësor dhe të ujërave);
- enteve (të statistikës, të gjeodezisë etj.)
- byrove (të ekspertizave gjyqësore, të mbrojtjes së pronës industriale, të turizmit, të zhvillimit të arsimit, të viseve ekonomikisht të pazhvilluara, të barërave etj.);
- agjencive (të emigracionit, të informatave, të rinisë dhe të sporteve, të zhvillimit dhe të investimit);
- shërbimeve (të mjedisit jetësor, të hapësirës informative, të standardizimit dhe të meteorologjisë etj);
- institucioneve shëndetësore (spitaleve, ambulancave, qendrave psikiatrike dhe neuropsikiatrike, shtëpive të pleqëve dhe jetimoreve);
- institucioneve arsimore (të arsimit parashkollor, fillor, të mesëm dhe sipëror);
- qendrave të punëve sociale.
2. Njësive rajonale
Avokati i Popullit intervenon edhe në punën e ndërmarrjeve publike, shërbimeve dhe enteve nga sfera e: komunikacionin hekurudhor, postë, telekomunikacione, elektrodistribucion, radio dhe televiozion, ndërmarrjet banesore dhe komunale, si dhe në organet e vetqeverisjes lokale.