Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Avokati i Popullit

Naser Ziberi

  • U lind në vitin 1961 në fsh. Laskarc-Shkup;
  • Në vitin 1980 e ka kryer arsimin e mesëm në Gjimnazin “Zef Lush Marku”-Shkup;
  • Në vitin 1985 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë, Republika e Kosovës;
  • Nga viti 1986 deri në vitin 1990 ka punuar në NIP “Nova Makedonjia” si gazetar në redaksinë e gazetës së përditshme “Flaka e Vëllazërimit”;
  • Në vitin 1990 në zgjedhjet e para shumëpartiake është zgjedhur për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mandatin e deputetit e merr edhe në zgjedhjet e dyta parlamentare të cilat u mbajtën në vitin 1994, si dhe në zgjedhjet e të mbajtura në vitin 1998;
  • Në periudhën 1990 -1994 ishte kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, si dhe anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese. Në periudhën e njëjtë ishte anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së;
  • Në periudhën 1996 – 1998 e kryen funksionin ministër për Punë dhe Politikë Sociale dhe nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Duke e kryer këtë funksion në mënyrë aktive bashkëpunon me sektorin civil, organizatat joqeveritare dhe sindikatat, Dhomën e Ekonomike, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Gjatë mandatit të tij u zhvilluan reforma të mëdha në fushën e të drejtës së punës, mbrojtjes sociale, të drejtave të fëmijës, mbrojtjes së familjes, si dhe reforma në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor, mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve, kategorive vulnerabile – grupeve sociale dhe personave me nevoja të veçanta. Për punën e tij ka marrë çmime të shumta, mirënjohje, falënderime dhe diploma nga organizata joqeveritare, Kryqi i Kuq dhe subjekte të tjera relevante;
  • Gjatë kësaj periudhe ka marr pjesë në më shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare, trajnime, seminare, punëtori dhe tribuna në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut;
  • Gjatë periudhës nga viti 1998 deri në vitin 2002 ishte koordinator i grupit të Partisë për Prosperitet Demokratik, anëtar i Komisionit Ligjvënës – Juridik dhe anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese;
  • Gjatë vitit 2001 ishte anëtar i Grupit të Ekspertëve për hartimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga grupi parlamentar i Partisë për Prosperitet Demokratik;
  • Në vitin 2004 ai u zgjodh noter në rajonin e Gjykatave Themelore të Qytetit të Shkupit.
  • Në 25.12. 2020 zgjidhet Avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 




Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2024
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise