MPN:Aktivitete
18-19.12.2018, Veles
MPN REALIZOI TRAJNIM ME TEMËN „MANDATI, KOMPETENCAТ DHE VEPRIMЕТ Е AP-MPN“
- Avokati i popullit – Mekanizmi parandalues nacional realizoi trajnim me temën „Mandati, kompetencat dhe veprimet e Avokatit të popullit- Mekanizmit parandalues nacional“, të parashikuar në Programin vjetor në kuadër të projektit „Përmirësimi i sistemit për mbrojtje juridike në lidhje me azilin dhe natyralizimin“.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Komisariatit të Lartë për Refugjatë (UNHCR) dhe nga Shoqata maqedonase е juristëve të rinj të cilët kishin mundësinë të prezantojnë mandatin e tyre dhe mënyrën e veprimit.
Trajnimi kishte për qëllim të sqarojë veprimet e Avokatit të popullit – Mekanizmit parandalues nacional lidhur me kompetencat ligjore dhe metodologjinë e realizimit të vizitave parandaluese në vendet ku personat janë privuar nga liria ose liria e tyre e lëvizjes është e kufizuar.
Gjithashtu u prezantuan kompetencat e reja të Avokatit të popullit me ndryshimet e fundit ligjore.
Gjatë trajnimit ekipi i Mekanizmit parandalues nacional me përfaqësuesit e UNHCR-së dhe Shoqatës maqedonase të juristëve të rinj përmes diskutimeve përfshinë disa çështje aktuale në lidhje me përmirësimin e sistemit për mbrojtje juridike lidhur me azilin dhe respektimin e të drejtave të refugjatëve.
Trajnimi i realizuar ishte i fundit nga trajnimet e parashikuara për vitin 2018, ndërkaq katër trajnimet e mëparshme me temën „Mandati, kompetencat dhe veprimet e Avokatit të popullit – Mekanizmit parandalues nacional ishin dedikuar për zyrtarë të Policisë kufitare dhe u mbajtën në katër qendrat rajonale për punë kufitare: Qendra rajonale për punë kufitare veri (Shkup), Qendra rajonale për punë kufitare jug (Kavadar), Qendra rajonale për punë kufitare perëndim (Ohër) dhe Qendra rajonale për punë kufitare lindje (Dellçevë).
10-11.10.2018, Tajlandë - Bangkok
TRYEZA E RUMBULLAKËT GLOBALE: „PRANIMI DHE MASAT PËR PËRKUJDESJE NDAJ FËMIJËVE AZILKËRKUES"
Përfaqësuesi i zyrës së Avokatit të popullit, më datën 10 dhe 11 tetor të vitit 2018 mori pjesë në Tryezën e rrumbullakët globale me temë „Pranimi dhe masat për përkujdesje ndaj fëmijëve azilkërkues“ e cila u mbajt në Bangkok, Tajlandë.
Pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët patën mundësi të shkëmbejnë njohuritë dhe eksperiencat me anëtarët, aktivistët e organizatave ndërkombëtare të cilët punojnë dhe krijojnë politika në fushën e kujdesit ndaj fëmijëve refugjatë-azilkërkues dhe sjelljen dhe miratimin e masave për përkujdesje ndaj fëmijëve dhe zbatimin e tyre në praktikë.
Tryeza e rrumbullakët është pjesë e Programit për ndihmë teknike globale dhe ndërtim të kapacitetit për parandalimin e mbajtjes së fëmijëve dhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe të azilkërkuesve të tjerë të ndaluar, projekt i përbashkët i Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. (EIDHR).
Në punëtori morrën pjesë përfaqësues të institucioneve nacionale të Republikës së Maqedonisë (Avokati i popullit, Ministria për punë të brendshme, Ministria për punë dhe politikë sociale), përfaqësues të zyrave të UNHCR-së nga vendet në të cilat zbatohet programi (Maqedonia, Çekia, Indonezia, Malezia, Meksiko, Tajlanda, Zvicra, Austria, Belgjika) si dhe një numër i madh i organizatave dhe institucioneve relevante ndërkombëtare relevante për mbrojten e të drejtave të njeriut, me fokus në të drejtat e fëmijëve refugjatë - azilkërkues.
26-28.09.2018, Ohër
TRAJNIMI NË TEMË: “PROCEDURAT STANDARDE OPERATIVE PËR TRAJTIMIN E FËMIJËVE TË PASHOQËRUAR TË MITUR-TË HUAJ”
- Përfaqësuesit e Zyrës së Avokatit të Popullit, nga data 26 deri më datë 28 shtator morën pjesë në trajnimin në temë: “Procedurat Standarde Operative për trajtimin e fëmijëve të pashoqëruar të mitur-të huaj”, i cili u mbajt në Ohër.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues të më shumë institucioneve dhe organizatave qytetare, si dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sektori për Azil pranë kësaj Ministrie, organizatat joqeveritare “La Strada” dhe “Legis”, përfaqësues të Kryqit të Kuq dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM). Secili përfaqësues merrte pjesë në mënyrë interaktive me propozimet e veta për tejkalimin e problemeve të cilat shfaqen gjatë implementimit në praktikë të këtyre Procedurave Standarde Operative.
Trajnimi ishte pjesë e ciklit të tretë të trajnimeve të cilët i zbaton Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, në kuadër të projektit të USAID për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve.
29.08.2018, Shkup
MPN MORI PJESË NË PREZANTIMIN E FAZËS PËRFUNDIMTARE TË NDËRTIMIT TË ENK “IDRIZOVË”
Më datë 29.08.2018, ekipi i Mekanizmit Parandalues Nacional, me ftesë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, mori pjesë në prezantimin për përfundimin e fazës së parë të ndërtimeve në ENK “Idrizovë” i cili u mbajt në kuadër të INK-ENK “Idrizovë.”
Ministrja e Drejtësisë, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimit të Sanksioneve, ia prezantoi publikut hapësirat e reja të INK-ENK “Idrizovë.” Përkatësisht, bëhet fjalë për dy objekte – Reparti i hapur dhe Reparti gjysmë-i hapur të cilët janë me kapacitete për vendosjen e rreth pesëqind personave. Krahas kapaciteteve për vendosje, të burgosurit do të kenë në dispozicion edhe fusha të sportit dhe shëtitore të ndërtuara të reja.
Ekipi i Mekanizmit Parandalues Nacional e përshëndet projektin për rikonstruksionin e institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë dhe konsideron se me përmirësimin e kushteve materiale është bërë një hap pozitiv në drejtim të parandalimit të torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues.
28.02-02.03.2018, Strumicë, Maqedoni
TRAJNIM ME TEMË: “PROCEDURAT STANDARDE OPERATIVE PËR TRAJTIMIN E RASTEVE TË DHUNËS SEKSUALE DHE GJINORE (SGBV)”
- Përfaqësuesit e Zyrës së Avokatit të Popullit – Mekanizmi Parandalues Nacional, nga data 28 deri më datë 02 mars të vitit 2018, morën pjesë në trajnimin me temë: “Procedurat Standarde Operative për trajtimin e rasteve të bazuara të dhunës seksuale dhe gjinore (SGBV)”.
Trajnimi ishte pjesë e ciklit të dytë, të cilët zbatohen në kuadër të Projektit të USAID për Mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve.
Në këtë trajnim u prezantuan shkaqet e shfaqjes së dhunës së bazuar gjinore për dukurinë e dhunës gjinore, bazuar mbi dhunën në kushte të krizës humanitare dhe gjendjes së krizës, si dhe mënyrat e përballjes me këtë lloj të dhunës.
Qëllimi i trajnimit ishte thjeshtëzimi i zbatimit në praktikë të Procedurave Standarde Operative për trajtimin e rasteve të dhunës së bazuar seksuale dhe gjinore, si dhe identifikimit të parimeve kryesore gjatë zbatimit të të njëjtave.
13.12.2017, Shkup, Maqedoni
PUNËTORI KONSULTATIVE PËR STRATEGJINË PËR INTEGRIMIN E REFUGJATËVE DHE TË HUAJVE 2017-2027
- Përfaqësues i Zyrës së Avokatit të popullit - Mekanizmi parandalues nacional, më datën 13 dhjetor të vitit 2017 mori pjesë në Punëtorinë konsultative për Strategjinë për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027, organizuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale, me mbështetjen e Komisariatit të Lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara.
Në punëtori u prezantuan drejtimet dhe masat kryesore strategjike të propozuara në draft –versionin e Strategjisë për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027, ndërkaq ishte parashikuar edhe puna në pesë grupe në të cilat u përfshinë temat e diskutimit në vijim: arsimi, punësimi, banimi, qasja deri te të drejtat dhe zhvillimi i sistemit të integrimit në Republikën e Maqedonisë.
Punëtoria konsultative kishte për qëllim që përmes propozimeve dhe vërejtjeve të përbashkëta nga ana e të gjithë pjesëmarrësve, Strategjia të zhvillohet në një dokument gjithëpërfshirës, si dhe të përmirësohen masat e propozuara në procesin e integrimit.
05-06.07.2017, Podgoricë, Mali i Zi
PJESËMARRJA NË KONFERENCËN ME TEMË: “MBROJTJA SHËNDETËSORE NË BURGJE DHE INSTITUCIONE PSIKIATRIKE”
Përfaqësuesit e Zyrës së Avokatit të Popullit – Mekanizmit Parandalues Nacional, më datë 05 dhe 06.07.2017 morën pjesë në Konferencën e cila u mbajt në Podgoricë, Mali i Zi, e organizuar nga Institucioni i Ombudsmanit të Malit të Zi dhe e ndihmuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të Evropës Juglindore – MPN.
Temë e kësaj Konference ishte “Mbrojtja shëndetësore në burgje dhe institucione psikiatrike” dhe në të njëjtën pjesëmarrje aktive morën përfaqësuesit e institucioneve të obudsmanëve të rajonit.
Përfaqësuesit e rajonit, në kuadër të Rrjetit të Evropës Juglindore – MPN, e shfrytëzuan mundësinë që t’i prezantojnë gjendjet aktuale në institucionet e burgjeve dhe ato psikiatrike në kontekst të mbrojtjes shëndetësore, duke i theksuar praktikat e mira, por edhe dukuritë negative me të cilat ballafaqohet sistemi shëndetësor në institucionet ku personat privohen nga liria ose ku liria e lëvizjes së tyre është e kufizuar.
Konkluzionet e përmbledhura dhe praktikat e dobishme, në fund të Punëtorisë, u prezantuan para të gjithë pjesëmarrësve, si dhe u hapën edhe tema dhe problematika të reja për të cilat me siguri do të diskutohet dhe debatohet në ndonjërin nga takimet e ardhshëm.
Konferenca përfundoi me prezantimin e aktiviteteve të përfaqësuesve individual të MPN, si dhe me propozimin për aktivitete tjera të ardhshme të cilat duhet të ndërmerren dhe organizohen.
25-26.05.2017, Beograd, Serbi
PJESËMARRJA NË PUNËTORI ME TEMË: “TRAJTIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR MENDORE NË INSTITUCIONET NË TË CILAT JANË PRIVUAR NGA LIRIA OSE KANË LIRI TË KUFIZUAR TË LËVIZJES”
- Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit – Mekanizmit Parandalues Nacional, më datë 25 dhe 26.05 2017, morën pjesë në Punëtorinë e cila u mbajt në Beograd, Serbi, e organizuar nga Ombudsmani i Serbisë në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të Evropës Juglindore - MPN.
Temë e kësaj Punëtorie ishte: “Trajtimi i personave me aftësi të kufizuar mendore në institucionet në të cilat janë privuar nga liria ose kanë liri të kufizuar të lëvizjes” dhe në të njëjtën morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ombudsmanëve të rajonit dhe të disa organizatave vendore dhe ndërkombëtare.
Punëtoria u organizua në atë mënyrë që pjesëmarrësit u ndanë në disa grupe, ndërsa në dy sesione pune në mënyrë aktive bisedonin dhe shkëmbenin përvoja dhe praktika në dy tema. Tema e parë i referohej trajtimit të personave me aftësi të kufizuar mendore në stacionet policore, burgjet dhe gjatë përdorimit të masave të sigurisë, ndërsa tema e dytë e përshinte problematikën dhe trajtimin e këtyre personave në institucionet psikiatrike dhe sociale.
Konkluzionet e përmbledhura dhe praktikat e dobishme, në fund të Punëtorisë, u prezantuan para të gjithë pjesëmarrësve, si dhe u hapën edhe tema dhe problematika të reja për të cilat me siguri do të diskutohet dhe debatohet në ndonjërin nga takimet e ardhshëm.
Punëtoria, në kuadër të Rrjetit të Evropës Juglindore, përfundoi me prezantimin e aktiviteteve të përfaqësuesve individual të MPN, si dhe me propozimin për aktivitete tjera të ardhshme të cilat do të duhet të ndërmerren dhe organizohen.
31.05.2017, Shkup
ORGANIZIMI I PUNËTORISË ME TEMË: “GJENDJA ME REFUGJATËT TË CILËT QËNDROJNË NË RM QË NGA PERIUDHA E KRIZËS KOSOVARE”
Avokati i Popullit – Mekanizmi Parandalues Nacional, në bashkëpunim me Komisariatin e Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara – UNHCR, më datë 31 maj të vitit 2017, në Shkup organizoi Punëtori me temë: “Gjendja me refugjatët e mbetur në RM që nga Kriza e Kosovës.”
Në Punëtori, përveç Avokatit të Popullit – Mekanizmit Parandalues Nacional, ishin të pranishëm dhe në mënyrë aktive morën edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat drejtpërsëdrejti janë të përfshirë si faktorë aktiv në zgjidhjen e problemeve të refugjatëve të Krizës kosovare.
Punëtoria u organizua në atë mënyrë që pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe, në të cilët u diskutuan problemet e detektuara paraprakisht me të cilat ballafaqohen refugjatët e Krizës kosovare dhe përmes ndërveprimit të përbashkët dhe dhënies së sugjerimeve u bënë përpjekje të jepen udhëzime konkrete për zgjidhjen e çështjeve të adresuara.
Në fund të Punëtorisë u prezantuan konkluzionet të cilat u nxorën nga puna në grupe, përmes të cilave u propozuan zgjidhjet e mundshme për tejkalimin dhe zgjidhjen e një pjese të problemeve me të cilat ballafaqohen refugjatët e Kosovës.
29-30.11.2016, Zagreb, Kroaci
PJESËMARRJA NË KONFERENCË NË KUADËR TË AKTIVITETEVE TË RRJETIT TË EVROPËS JUGLINDORE – MPN
- Përfaqësuesit e Zyrës së Avokatit të Popullit – Mekanizmit Parandalues Nacional, më datë 29 dhe 30.11.2016, morën pjesë në Konferencën e cila u mbajt në Zagreb, Kroaci, në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të Evropës Juglindore - MPN.
Konferenca u organizua nga ana e Ombudsmanit të Kroacisë dhe Institutit për të Drejtat e Njeriut “Ludvig Bolcman”, si dhe u ndihmua nga Ambasada e Zvicrës në Zagreb dhe nga Këshilli i Evropës, në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të themelimit të Protokollit Fakultativ ndaj Konventës Kundër Torturës dhe Llojeve tjera të Trajtimit Brutal, Jonjerëzor, Nënçmues ose Ndëshkues (OPKAT).
Në Konferencë morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të ombudsmanëve të rajonit, të cilët në këtë Punëtori shkëmbyen përvoja dhe qëndrime të ndryshme në tri tema të ndryshme, edhe atë: “Revidimi i Rregullave të Mandelës”, “Shkalla e implementimit të rekomandimeve të dhëna nga ana e institucioneve të ombudsmanëve” dhe “Roli i monitorimit të organeve për përballjen me krizën e refugjatëve/migrantëve”.
Përfaqësuesit e Zyrës së Avokatit të Popullit – Mekanizmit Parandalues Nacional patën mundësi të mirë që në mënyrë aktive të marri pjesë në realizimin e punëtorive, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave, si dhe të përfshihen në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme të cilat duhet të zbatohen në kuadër të Rrjetit të Evropës Juglindore - MPN.
26-30.10.2016, Shkup
TRAJNIM I EKIPIT TË MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL
- Gjatë periudhës kohore nga data 26 deri më datë 30 shtator u zbatua trajnim i ekipit të Mekanizmit Parandalues Nacional nga ana e ekspertëve të fushave të ndryshme edhe atë: shkencat politike, të drejtat e njeriut dhe policia, psikiatria dhe forenzika.
Trajnimi u zbatua me qëllim të fuqizimit të shkathtësive dhe aftësive të ekipit gjatë monitorimit të institucioneve dhe vendeve të privimit nga liria dhe ndalimit të personave, shkëmbimit të përvojave praktike, fitimit të njohurive profesionale nga fusha të ndryshme, me qëllim të detektimit me sukses të rreziqeve eventuale të torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues.
Dita e parë e trajnimit përfshiu ligjërata teorike dhe praktike për metodologjinë e monitorimit të vendeve të privimit nga liria dhe ndalimit të personave. Në vazhdim të ditës së parë të trajnimit, u prezantuan rastet komparative nga praktika, për atë se si veprojnë mekanizmat parandalues nacional të vendeve fqinje. Njëkohësisht, u fokusuam edhe në mënyrën e komunikimit me personat e ndaluar dhe me personat e autorizuar përgjegjës në institucione, me theks të veçantë në kornizën ligjore ndërkombëtare dhe vendore e cila e trajton këtë materie.
Gjithashtu, në mënyrë që të fitojnë përvoja praktike në monitorimin në terren, në kuadër të trajnimit u vizituan: IPSH Spitali Psikiatrik Shkup, Burgu Shkup – Shkup, Qendra për Pranimin e të Huajve – Gazi Babë dhe Stacioni Policor Çair.
23-24.08.2016, Veles
PËRFAQËSUES I AVOKATIT TË POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MORI PJESË NË TRAJNIMIN PËR PROCEDURAT OPERATIVE STANDARDE PËR QENDRËN E PRANIMIT PËR TË HUAJ
- Përfaqësues i Avokatit të Popullit-Mekanizmi Parandalues Nacional, mori pjesë në trajnimin për Procedurat operative standarde për Qendrën e pranimit për të huaj, i cili nën mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrime (ONM) u mbajt më datë 23 dhe 24 gusht në Veles.
Në trajnim u prezantuan parimet mbi të cilat bazohen Procedurat operative standarde për Qendrën e pranimit për të huaj, të cilat kanë për qëllim funksionalizimin e Ligjit për të huaj dhe Rregullores për rendin e shtëpisë të Qendrës për pranimin e të huajve.
13-15.04.2016, Ohër
PËRFAQËSUESI I AVOKATIT TË POPULLIT - MEKANIZËM PARANDALUES NACIONAL MORI PJESË NË SEMINARIN PËR TRAJTIMIN E PERSONAVE TË KATEGORIVE VULNERABILE
- Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional, mori pjesë në seminar, i cili u mbajt nga data 13 deri më datë 15 prill në Ohër, në të cilin u përpunua versioni final i Procedurave Operative Standarde për trajtimin e kategorive vulnerabile të personave-të huajve, siç janë gratë shtatzëna, fëmijët, prindërit e vetëm. Ky dokument është planifikuar të jetë një udhëzues i cili do të ndihmojë të sigurohet qasje përkatëse ndaj grupeve vulnerabile.
Përndryshe, punëtoria u organizua nga Sektori për Azil pranë Seksionit për çështje civile, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Zyra e UNHCR në Shkup.
9–11.05.2016, Prishtinë, Republika e Kosovës
“FUQIZIMI I KAPACITETEVE TË MONITORUESVE TË BURGJEVE PËR TË MITUR” TEMË E TRAJNIMIT NË TË CILIN MORI PJESË PËRFAQËSUESI I AVOKATIT TË POPULLIT-MEKANIZËM PARANDALUES NACIONAL
Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional, gjatë periudhës nga data 9 deri më 11 maj mori pjesë në trajnimin treditor, me temë: “Fuqizimi i kapaciteteve të monitoruesve të burgjeve për të mitur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonisë”.
Trajnimi u organizua nga Projekti “Matra KoPROL ““Fuqizimi i kapaciteteve të monitoruesve të burgjeve për të mitur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonisë”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës. Ky Projekt u zhvillua bashkë me trajnuesit e Reformës Internacionale Penetenciare mbi analizën e realizuar paraprakisht me projekt - partnerët e të tre vendeve.
Në Republikën e Maqedonisë, ky Projekt implementohet deri në muajin maj të vitit 2017, në bashkëpunim me Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve INK Ohër, INK Tetovë dhe Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë.
Në trajnim morën pjesë edhe përfaqësuesit e zyrave të Ombudsmanëve-Mekanizma Parandalues Nacional të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Holandës, Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë dhe juristë nga Shqipëria.
Trajnimi u organizua me ligjërata interaktive, në të cilat përmes ushtrimeve praktike dhe trajtimin të rasteve, u bënë përpjekje për zhvillimin e teknikave për monitorim sa më serioz të vendeve ku personat privohen nga liria. Në ditën e dytë seminarit u realizua vizitë e lajmëruar në burgun për të mitur në Lipjan, ku si pjesë e ushtrimit praktik të monitorimit të burgut u zbatua ushtrimi praktik i procesit të monitorimit, si dhe u realizua vizitë në brendësinë e burgut në Lipjan.
18.12.2015, Shkup
RAPORT I VEÇANTË I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME QENDRAT E VENDOSJES SË MIGRANTËVE
- Avokati i Popullit, pas vizitave të realizuara në qendrat e pranimit të migrantëve: Qendrën “Vinojug” – Gjevgjeli dhe Qendrën Transit “Tabanoc, hartoi dhe dërgoi Raport të veçantë për gjendjet e konstatuara, në të cilin dha rekomandime konkrete për përmirësimin e kushteve të vendosjes dhe qëndrimit të migrantëve.
Avokati i Popullit konstatoi gjendje johumane në Qendrën “Vinojug” Gjevgjeli edhe atë në të gjitha segmentet, duke filluar nga pranimi i migrantëve, regjistrimi i tyre, kushtet e qëndrimit, veçanërisht tani në kushte të dimrit, ushqimi, mbrojtja shëndetësore, si dhe trajtimi i kategorive vulnerabile siç janë fëmijët, gratë dhe personat me invaliditet. Avokati i Popullit konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë gjatë arkëtimit të biletave për transportin e migrantëve dhe cenimin e Konventës së Gjenevës për Statusin e Refugjatëve.
Sa u përket kushteve në Qendrën Transit “Tabanoc”, Avokati i Popullit veçanërisht shprehu shqetësim për gjendjen lidhur me transportin e grupeve vulnerabile, të cilët për shkak të organizimit dhe koordinimit të keq janë lënë të ecin nëpër rrugë të egra me baltë edhe pse vetëm disa metra larg tyre gjendet pika e rregullt kufitare.
Raporti i veçantë i është dërguar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Drejtorit të QMK, Komitetit Menaxhues për Përballjen me Situata të Krizave dhe UNHCR.
23.12.2014, Ohër
„E DREJTA DHE PRAKTIKA GJATË MBROJTJES SË REFUGJATËVE DHE KONTRABANDIMIT TË MIGRANTËVE/AZILKËRKUES DHE KONTROLLI I SIGURISË”
- “E drejta dhe praktika gjatë mbrojtjes së refugjatëve dhe kontrabandimit të migrantëve/azilkërkues dhe kontrolli i sigurisë së azilkërkuesve, ishte temë e Tryezës së rrumbullakët, të organizuar nga Zyra e Komisarit të Lartë për Refugjatë (UNHCR) dhe Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, në të cilën mori pjesë edhe përfaqësuesi i Mekanizmit Parandalues Nacional. Në Tryezën e rrumbullakët u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të migrantëve, sfidat gjatë hetimit me theks të veçantë mbi mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, zbatimin e Ligjit për azil dhe mbrojtjen e përkohshme, si dhe rëndësinë e kërcënimit të sigurisë së shtetit në relacion me kërkesat për azil. Përfaqësuesi i Mekanizmit Parandalues Nacional mbajti një fjalim, me temë: “Mandati dhe rekomandimet për vendet e privimit dhe ndalimit të përkohshëm të migrantëve ilegal dhe të huaj”, me theks të veçantë mbi ndalimin e grave dhe fëmijëve, si dhe nevoja për sigurimin e kushteve adekuate të strehimit të cilat janë përcaktuar edhe me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
22.12.2014, Shkup
PËRFAQËSUES I MPN MORI PJESË NË PREZANTIMIN E DRAFT STRATEGJISË NACIONALE PËR ZHVILLIMIN E SISTEMIT TË BURGJEVE
- Përfaqësuesi i Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN), më datë 22 dhjetor, mori pjesë në Tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në kuadër të Projektit “Përforcimi i kapaciteteve të organeve për zbatimin e Ligjit për trajtimin adekuat të personave të ndaluar dhe të dënuar”, në të cilën u prezantua Draft Strategjia Nacionale për Zhvillimin e Sistemit Penitencial, si dhe Plani i Veprimit për realizim.
Në Tryezën e rrumbullakët u shkëmbyen përvoja për nevojën e inkorporimit të ndryshimeve në sistemin peniterncial, problemet ekzistuese dhe fushat kryesore të zhvillimit, prezantimin e Strategjisë Nacionale, si dhe diskutim për mundësinë e përfshirjes në finalizimin e saj.
22.10.2014, Shkup
TAKIM BILATERAL I MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL TË MAQEDONISË ME PËRFAQËSUESIN E OMBUDSMANIT TË HUNGARISË
- Përfaqësuesit e Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN) realizuan takim pune me përfaqësuesin e Ombudsmanit të Hungarisë, z. Gergeli Fligauf – shef i Zyrës së OPKAT-it. Në këtë takim, MPN-ja e Maqedonisë e njoftoi z. Fligauf me metodologjinë e zbatimit të vizitave parandaluese dhe mënyrën e bashkëpunimit me ekspertët e jashtëm, si dhe me bashkëpunëtorët nga më shumë shoqata profesioniste.
Në takim u konstatua se me rëndësi të veçantë është shkëmbimi i përvojave të cilat i ka MPN-ja e Maqedonisë si dhe anëtarësimi në Rrjetin e MPN-së të Evropës Juglindore, ndërkohë që z. Fligauf iu prezantuan përvojat nga bashkëpunimi me trupat kompetentë.
20-21.10.2014, Shkup
KONFERENCË RAJONALE ME TEMË: “MONITORIMI I INSTITUCIONEVE PSIKIATRIKE NË DREJTIM TË MBROJTJES NGA TORTURA DHE TRAJTIMEVE TJERA JOHUMANE”
“Monitorimi i institucioneve psikiatrike në drejtim të mbrojtjes nga tortura dhe trajtimeve tjera johumane” ishte tema e Konferencës Rajonale e cila u mbajt në Shkup, në organizim të Instrumentit për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim të Informatave të Komisionit Evropian (TAIEX), në bashkëpunim me Avokatin e Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional (MPN).
Në Konferencën rajonale morën pjesë përfaqësues të mekanizmave parandalues nacional nga Evropa Juglindore, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës, si dhe Nënkomiteti për Parandalimin e Torturës i Kombeve të Bashkuara. Në mesin e pjesëmarrësve të tjerë, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e institucioneve psikiatrike të Republikës së Maqedonisë, Shoqata e Psikiatërve të Republikës së Maqedonisë, si dhe Shoqata e foreznikëve pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Rëndësia e kësaj Konference ishte veçanërisht e rëndësisjme sepse u prezantuan përvojat e mekanizmave parandalues nacional nga Rajoni. Me prezantimet e tyre, për kompetencat e MPN në institucionet psikiatrike u paraqitën: z. Ivan Shelih-zëvendës Ombudsman i Sllovenisë dhe shef i Rrjetit të MPN-ve për Evropën Juglindore, i cili foli në temën: “Mandati i MPN dhe liria e lëvizjes”, ndërsa Prof. Dr. Slagjana Shtrkal, psikiatër, anëtare e MPN të Kroacisë foli për “Rolin e psikiatrit në vizitat parandaluese të MPN”. Përfaqësuesi i ekipit të MPN i Austrisë, Prof. Dr. Ernst Berger foli për “Monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet e shëndetit mendor, shembuj nga Austria”.
Në Konferencë u prezantuan edhe Standardet në Slloveni me theks të posaçëm mbi mjetet e kufizimit, si dhe trajtimi i grupeve vulnerabile, trajtimi i personave me hospitalizim të detyrueshëm dhe deinstitucionalizimi i personave me sëmundje mendore, ndërkaq u prezantuan edhe Standardet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, si dhe roli i Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës i Kombeve të Bashkuara.
Një pjesë e rekomandimeve, të cilat u miratuan në Konferencën Rajonale, kishin të bënin me mbrojtjen më të madhe të pacientëve në institucionet psikiatrike, respektimin më të madh të vullnetit, si vazhdimin e ngjarjeve të këtij lloji, me të cilat shkëmbehen përvojat dhe praktikat e mira në drejtim të parandalimit të torturës ose trajtimeve të tjera johumane.
15-17.10.2014 Shkup, Manastir dhe Shtip
“PËRFAQËSUES I MPN MORI PJESË NË PROJEKTIN: “PËRFORCIMI I KAPACITETEVE TË ORGANEVE PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR TRAJTIMIN ADEKUAT TË PERSONAVE TË NDALUAR DHE TË DËNUAR”
Nga data 15 deri më 17 tetor, në Shkup, Manastir dhe Shtip, në kuadër të Projektit për “Përforcimin e kapaciteteve të organeve për zbatimin e Ligjit për trajtimin adekuat të personave të ndaluar dhe të dënuar”, të cilin e implementon Zyra Programore e Këshillit të Evropës, Sektori për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, u mbajtën punëtori në të cilat mori pjesë edhe përfaqësuesi i Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN).
Në këto punëtori, përfaqësuesi i MPN-së i njoftoi pjesëmarrësit me rolin e Avokatit të Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional – kontrollin mbi trajtimin e personave të paraburgosur dhe të ndaluar. Gjithashtu, u prezantuan edhe rekomandimet e ekipit të MPN-së për veprim parandalues në drejtim të pengimit të torturës dhe llojeve tjera të trajtimit johuman.
17-19.09.2014, Zagreb, Croatia
THE REPRESENTATIVES FROM THE NATIONAL PREVENTIVE MECHANISM CARRIED OUT A STUDY VISIT TO ZAGREB
- Supported by the Technical Assistance Information Exchange Instrument TAIEX of the European Commission, representatives of the National Preventive Mechanism (NPM) together with a representative from the Department for International Cooperation from 17 to 19 September carried out a study visit to the Croatian NPM, exchanging experiences and practices in the domain of prevention from torture in places of deprivation of liberty.
During the three days visit there was an exchange of experience and methodology for conducting preventive visits to places of deprivation of liberty. Particular focus of the visit was on the best practices of Croatia in managing vulnerable categories in places of deprivation of liberty, especially women and persons with mental illnesses.
The Macedonian team together with the Croatian National Preventive Mechanism (NPM) carried out a visit to the female prison Požega and the Psychiatric hospital in Popovača.
13-15.08.2014, Beograd
Përfaqësues i Avokatit të Popullit të Maqedonisë i ftuar nga Këshilli i Evropës mori pjesë në punëtorinë dyditore në Beograd ku përmes prezantimit njoftoi anëtarët e Mekanizmit Parandalues Nacional të Gjeorgjisë lidhur me aktivitetet e deritanishme, metodologjinë e realizimit të vizitave dhe monitorimin e implementimit të rekomandimeve të dhëna.
Punëtoria u organizua në kuadër të programit të BE-së dhe Këshillit të Evropës ‘’ Të drejtat e njeriut në burgjet dhe institucionet tjera të mbyllura në Gjeorgji’’, ndërkaq në të pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Mekanizmit Parandalues Nacional të Republikës së Sërbisë, Çekisë dhe Polonisë. Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte përforcimi i kapaciteteve të MPN-së të Gjeorgjisë si dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira ndërmjet organeve që monitorojnë vendet e privimit nga liria.
06.12.2013, Shkup
MBROJTJA E PERSONAVE TË MITUR GJATË NDALIMIT NË POLICI
“Me fëmijët, të cilët janë privuar nga liria, duhet të veprohet duke e respektuar dinjitetin e tyre, si dhe duke i marrë parasysh nevojat konform moshës së personave. Vazhdimi i trajnimeve të specializuara, në përputhje me udhëzimet e Rregullave Minimale të Standardeve të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e personave të mitur, me theks të veçantë të nëpunësve policorë, të cilët e realizojnë kontaktin e parë me fëmijët”. Këto janë një pjesë e konkluzioneve nga punëtoria, me temë: ”Mbrojtja e personave të mitur gjatë ndalimin në polici” që, në organizimit të Instrumentit për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim të Përvojave të Komisionit Evropian (TAIEX), ndërkaq në bashkëpunim me Avokatin e Popullit, u mbajt në Shkup.
Punëtorinë e hapi Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajti përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Jaromir Laviçek, përfaqësuesi i UNICEF-it, Dr. Bertran Desmulin dhe Dr. Prof. Vlladimir Ortakovski kryetar i Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve.
Për strukturën e legjislacionit vendas për mbrojtjen e personave të mitur gjatë ndalimit në stacione policore dhe harmonizimin me standardet e Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës e Kombeve të Bashkuara, foli znj. Aneta Stançevska, ndihmëse ministre në Ministrinë e Punëve së Brendshme dhe anëtare e Nënkomitetit. Për “Rolin e Këshillit për Delikuencë të të Miturve në kontekst të parandalimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave të mitur të cilët janë në konflikt me ligjin”, foli znj. Liljana Jakovçevska përfaqësuese e Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve, ndërkaq përvojat nga Polonia, në aspekt të mbrojtjes së delikuencës së fëmijëve, i prezantoi z. Vojtek Sadovnik, përfaqësues i MPN të Polonisë.
Qëllimi i punëtorisë ishte që përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave të kontribuohet në drejtim të përmirësimit të kushteve për ndalimin e të miturve dhe të përforcohet mbrojtja e të drejtave të tyre.
KONKLUZIONE
10.12.2013, Shkup
MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MBAJTI NJË LIGJËRATË NË FAKULTETIN E SIGURISË
- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, 10 Dhjetor, Mekanizmi Parandalues Nacional (MPN) mbajti një ligjëratë në Fakultetin e Sigurisë, me temë: “Të drejtat e personave të privuar nga liria”. Vëmendje e veçantë iu kushtua të drejtave të fëmijëve në vendet e privimit nga liria, gjendjes në institucionet ndëshkuese-korrektuese, si dhe nevojës për respektimin e të drejtave të personave të cilët janë privuar nga liria.
Në këtë ngjarje, Mekanizmi Parandalues Nacional i njoftoi studentët me Raportin vjetor për vitin 2012, rolin e Seksionit për parandalim nga tortura, si dhe dha rekomandime, me qëllim të respektimit të të drejtave të personave të privuar nga lira.
21-22.11.2013, Strasburg, Francë
Në organizim të Këshillit të Evropës dhe Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN) të Mbretërisë së Bashkuar, më datë 21 dhe 22 nëntor në Strasburg – Francë, u mbajt Konferenca me temë: “Ndalimi i imigrantëve në Evropë – Angazhimi i përbashkët dhe zhvillimi i standardeve minimale”.
Në Konferencë mori pjesë edhe përfaqësuesi i MPN-së së Maqedonisë, ndërsa në të ishin të pranishëm mbi 20 përfaqësues të MPN-ve nga shumë vende të Evropës, si dhe përfaqësues të Komitetit për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Evropës, Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës të Kombeve të Bashkuara, Asociacionit për Parandalimin e Torturës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Fjalime mbajtën kryetarët e Komitetit për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Evropës dhe të Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës të Kombeve të Bashkuara, ndërkaq vëmendje e veçantë iu kushtua qasjes deri te ndihma juridike për imigrantët e vendosur nëpër qendra pranimi, kujdesit për gratë dhe grupeve të tjera vulnerabile, mbrojtjes shëndetësore dhe aktiviteteve sociale.
Përfaqësuesit e mekanizmave parandalues nacional, përmes grupeve të punës, diskutuan për vendosjen e standardeve të cilët duhet të plotësohen në aspekt të të drejtave dhe kushteve në të cilët vendosen imigrantët, ndërsa në fund të Konferencës u konstatua se është e nevojshme të drejtohet Deklarata adresuar trupave evropian për nevojën e zhvillimit të standardeve në kontekst të qendrave të imigracionit, të cilat do ta kishin fuqinë e Rregullave Evropiane të Burgjeve.
29.10.2013, Shkup
PUNËTORI ME TEMË: “ROLI I GJYQTARIT NË REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA”
Në organizim të Instrumentit për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim të Informatave të Komisionit Evropian (TAIEX) dhe në bashkëpunim me Avokatin e Popullit, u mbajt punëtori me temë: “Roli i gjyqtarit në realizimin e të drejtave të personave të privuar nga liria”, në të cilën gjyqtarët, ekspertët shkëmbyen përvoja rreth kësaj çështje.
“Tema e sotme është me rëndësi të veçantë duke e pasur parasysh rolin të cilin e kanë gjyqtarët në pjesën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave të privuar nga liria. Rregullat Evropiane të Burgjeve përcaktojnë që me të gjithë personat e privuar nga liria të veprohet duke i respektuar të drejtat e tyre, ndërsa kufizimet të reduktohen në minimum masa të domosdoshme të cilat do të jenë në proporcion me qëllimin legjitim i cili duhet të arrihet” – tha, mes tjerash, Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në hapjen e kësaj Punëtorie.
Ndërkaq, në temën: “Respektimi dhe mbrojtja e personave të privuar nga liria në procedurë gjyqësore” foli gjyqtari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, z. Xhemali Saiti, ndërsa për “Mbikëqyrjen gjyqësore gjatë ekzekutimit të sanksioneve me qëllim të realizimit të të drejtave të personave të privuar nga liria” foli z. Mile Dimovski, gjyqtar për ekzekutimin e sanksioneve në Gjykatën Themelore Manastir.
Për standardet dhe praktikën ndërkombëtare të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, në kontekst të rolit të gjyqtarit, foli z. Mario Feliçe, ish-anëtar i këtij Komiteti, ndërkaq pasqyrë komparative për rëndësinë e mbrojtjes gjyqësore prezantoi z. Peter Kastner, përfaqësues i Institucionit të Ombudsmanit të Austrisë.
24-25.10.2013, Beograd
TAKIM I RRJETIT BALLKANIK TË MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL
“Roli i mjekut në realizimin e vizitave parandaluese me qëllim të mbrojtjes së personave të privuar nga liria”, ishte njëra nga temat të cilat u trajtuan në takimin dyditor të Rrjetit Ballkanik të Mekanizmave Parandalues Nacional (MPN), të mbajtur në Beograd, Republika e Serbisë. Në këtë takim mori pjesë përfaqësuesi i Mekanizmit Parandalues Nacional i Zyrës së Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, si dhe bashkëpunëtori i jashtëm – psikiatri nga Shoqata e Psikiatërve të Republikës së Maqedonisë.
Në takimin e organizuar nga grupi mjekësor i MPN-ve Rrjeti i Evropës Juglindore, gjithashtu u përfshinë edhe temat për qasje multidisiplinore të punës së MPN-ve, standardet e mbrojtjes shëndetësore në vendet e privimit nga liria, roli i punonjësve shëndetësorë në parandalimin e torturës, si dhe standardet e institucioneve psikiatrike të rëndësishme për punën e MPN-së.
Takimi u organizua përmes Zyrës së Ombudsmanit të Republikës së Serbisë me mbështetje të Misionit të OSBE-së, ndërkaq në të morën pjesë përfaqësues të MPN-ve, si dhe mjekë të cilët marrin pjesë në vizitat parandaluese nga: Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Qasje multidisiplinare e Mekanizmit Parandalues Nacional
- Në përputhje me nenin 18 të Protokollit Fakultativ të Konventës Kundër Torturës, Avokati i Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional (MPN) në periudhën e kaluar përfshiu ekspertë, të cilët kanë njohuri profesionale në pjesën e autorizimeve të cilat i ndërmerr Mekanizmi në vendet e privimit nga liri dhe në këtë mënyrë siguroi qasje multidisiplinare gjatë realizimit të vizitave parandaluese, e që është edhe një nga rekomandimet e Asociacionit për Parandalimin e Torturës.
Në këtë drejtim, u nënshkruan memorandume për bashkëpunim me shtatë shoqata profesioniste, të cilat si bashkëpunëtore të jashtme nga fusha e psikiatrisë, psikologjisë, çështjeve sociale, defektologjisë, mjekësisë ligjore dhe kriminologjisë, u përfshinë dhe do të përfshihen, konform Programit vjetor për vitin 2013, në punën e ekipit të MPN-së. Gjithashtu, është rënë dakord për bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj, si shoqatë e regjistruar zyrtarisht për dhënien e ndihmës juridike falas.
01-03.07.2013, Kopenhagë, Danimarkë
Përfaqësues i Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN)), bashkë me përfaqësuesin e Seksionit për bashkëpunim ndërkombëtar, përmes Instrumentit për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim të Informatave të Komisionit Evropian – TAIEX, realizuan vizitë studimore në MPN-së të Danimarkës, gjatë së cilës u shkëmbyen përvoja dhe praktika në domenin e parandalimit të torturës në vendet e privimit nga liria.
Gjatë kësaj vizite, theksi u vu veçanërisht mbi bashkëpunimin me sektorin civil, me ç’rast u realizuan edhe takime me përfaqësues të Institutit për të Drejtat e Njeriut të Danimarkës dhe Institutin Danez Kundër Torturës. Gjithashtu, u realizua edhe takim me Drejtorinë e Burgut dhe Shërbimit të Provës pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq u vizitua edhe burgu në Kopenhagë.
Gjatë vizitës studimore u bisedua edhe për bashkëpunimin e ardhshëm midis dy institucioneve të ombudsmanëve në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve.
10.05.2013, Скопје
VIDEO MBIKËQYRJE NË VENDET E PRIVIMIT NGA LIRIA
Avokati i Popullit-Mekanizëm parandalues nacional në mbështetje të Programit TAIEX dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale më datën 10 Maj 2013 mbajti punëtori me temën ,, Video mbikëqyrja në vendet e privimit nga liria’’.
Në punëtorinë fjalime përshëndetëse kishin Avokati i Popullit, z.Memeti, drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, z.Dimitar Gjeorgjievski, si dhe përfaqësuesi i Delegacionit Evropian, z. Mafredas Limantas.
Në punëtorinë u prezantuan gjetjet e Mekanizmit parandalues nacional në pjesën e video mbikëqyrjes në vendet e privimit nga liria, si dhe përvojat e Mekanizmit parandalues nacional të Çekisë lidhur me këtë temë. Njëherazi u prezantuan standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave, me theks të veçantë në video mbikëqyrjen në vendet e privimit dhe rregullativën për video mbikëqyrje, të përfshira në legjislacionin e vendit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Eksperienca dhe mendime të veta lidhur me temën këmbyen edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Punë të Brendshme, Ministrisë për Drejtësi, si dhe Ministrisë për Shëndetësi.
Në fund të seminarit u përcaktuan edhe konkluzionet themelore lidhur me sigurimin e të drejtës për privatësi në vendet e privimit nga liria, duke respektuar integritetin personal të personave të privuar, por edhe duke siguruar mbrojtje dhe siguri në vendet ku bëhet privimi nga liria.
16.04.2013 и 25.04.2013, Shkup
Përfaqësuesit e Mekanizmit parandalues nacional më datën 16.04 dhe 25.04.2013 mbajtën ligjerata në Qendrën për trajnime pranë Byrosë për siguri publike të Ministrisë për Punë të Brendshme ku realizohet trajnimi themelor për nëpunës policor për gjeneratën e vitit 2012/2013.
Ligjeratat u mbajtën në 4 grupe dëgjues të trajnimit për nëpunës policor, me ç’rast u përfshinë temat nga fusha e rolit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Policia dhe të drejtat e njeriut, si dhe për rolin e Mekanizmit parandalues nacional si trup i cili krryen vizita parandaluese në vendet e privimit nga liria.
25-26.03.2013, Beograd, R.Sërbisë
TAKIM I MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL (MPN) TË EVROPËS JUGLINDORE NË TË CILIN MORI PJESË EDHE PËRFAQËSUESI I MPN-SË TË MAQEDONISË
Përfaqësues i Mekanizmit parandalues nacional të Maqedonisë mori pjesë në takimin që u mbajt më datën 25 dhe 26 mars në Beograd, Sërbi ku u miratua Deklarata për bashkëpunim të Mekanizmave parandalues nacional të Evropës Juglindore. Takimi u mbajt në organizim të Ombudsmanit të Sërbisë dhe Misionit të OSBE-së në Sërbi, ndërkaq në të njëjtin morrën pjesë edhe Mekanizmat parandalues nacional të Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Sërbisë.
Me Deklaratën për bashkëpunim pjesëmarrësit e pranishëm u morrën vesh që të avancohet bashkëpunimi i deritanishëm i cili ekziston në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe të mundësohet mbështetja e ndërsjellë dhe krijimi i kushteve për realizim efektiv të mandatit i cili rrjedh nga Protokolli Fakultativ i Konventës kundër torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues dhe ndëshkues. Përfaqësuesi i Mekanizmit parandalues nacional të Maqedonisë në takim e prezantoi metodologjinë e punës si dhe përgatitjen e raportit vjetor që paraqet detyrë konform nenit 23 të Protokollit Fakultativ të Konventës kundër torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues dhe ndëshkues.
Përveç MPN–ve rajonal në takim morrën pjesë përfaqësues të Avokatit të Popullit të Bosnës dhe Hercegovinës, Nënkomiteti për parandalim të torturës dhe llojeve tjera të trajtimeve brutale, jonjerëzore, nënçmuese dhe ndëshkuese pranë Kombeve të Bashkuara, Komitetit Evropian për parandalimin e torturës dhe trajtimeve jonjerëzore, nënçmuese dhe ndëshkuese, Këshilli i Evropës, Asociacioni për parandalimin e torturës, institucione tjera ndërkombëtare relevante, si dhe shoqata të qytetarëve të cilat bashkëpunojnë me Mekanizmin parandalues nacional të Sërbisë.
U BOTUA DORACAKU I RI PËR ZBATIMIN E VIZITAVE PARANDALUESE TË STACIONEVE POLICORE
Asociacioni për parandalimin e torturës (APT) e prezantoi doracakun më të ri për zbatimin e vizitave parandaluese: ,, Monitorimi mbi ndaljen nga ana e policisë-udhërëfyes praktik’’. Ky doracak është dedikuar për mekanizmat nacional parandalues në mbarë botën dhe i njejti paraqet vegël e cila do t’u ndihmojë mekanizmave gjatë përgatitjeve për vizita të stacioneve policore.
Gjithashtu, në këtë udhërëfyes janë dhënë shembuj praktik dhe drejtime për mënyrën e realizimit të vizitës, ndërkaq njëkohësisht janë cekur dhe standardet relevante ndërkombëtare-juridike, në pjesën e të drejtave të personave të arrestuar ose të mbajtur në stacionin policor.
Përfaqësues i Mekanizmit Nacional Parandalues të Republikës së Maqedonisë kontribuoi drejt përpilimit të kësaj vegle, përmes dhënies së vërejtjeve dhe komenteve ndaj versionit final të udhërëfyesit. Publikimi është i arritshëm në gjuhën angleze në linkun si vijon:
http://www.apt.ch/content/files_res/monitoring-police-custody_en.pdf
19 -20. 09.2012, Shkup
Në suaza të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Avokatit të Popullit, në të cilin morën pjesë: Ombudsmani Nacional i Spanjës dhe Mediatori i Francës, më datë 19 dhe 20 shtator, u mbajt takim pune me Mekanizmin Parandalues Nacional të Spanjës (MPN) dhe përfaqësuesin e Ombudsmanit të Francës.
Në këtë takim pune, përfaqësuesit e Mekanizmit Parandalues të Maqedonisë dhe Spanjës shkëmbyen përvoja nga vizitat e përsëritura kohë pas kohe në vendet e privimit nga liria, ndërkohë që u prezantuan edhe raportet vjetore për vitin 2011 të të dy MPN-ve. Mekanizmi Parandalues Nacional i Maqedonisë e prezantoi raportin e veçantë për Stacioni Policor – Kavardar, në të cilin të dy ekipet realizuan vizitë të përbashkët në muajin prill të vitit të kaluar. Njëherësh, në këtë takim u potencua rëndësia e bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe nevoja për vazhdimin e aktiviteteve të këtilla, me qëllim të realizimit me sukses të autorizimeve të cilat i ka MPN-ja në domenin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
18-20.09.2012 Paris, Francë
Në organizim të Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut në Paris, nga data 18 deri më datë 20 shtator të vitit 2012, u realizua trajnimi me temë: “Përballja e mediatorëve dhe ombudsmanëve me fenomenin e migracionit”, në të cilin mori pjesë edhe përfaqësuesi i Mekanizmin Parandalues Nacional i Republikës së Maqedonisë.
Në trajnim u përfshinë temat për implementimin e standardeve të Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjatë veprimit me migrantë, pastaj si komunikojnë ombudsmanët dhe si vendosin kontakt me migrantët, për kontrollin e Ombudsmanit të Evropës mbi agjencitë evropiane të cilat bëjnë deportimin e migrantëve ilegal dhe të cilat janë kompetente për kontrollin e kufijve të jashtëm. Gjithashtu, u bë fjalë edhe për influencën e ombudsmanit mbi politikat publike me të cilat rregullohet procedura dhe trajtimi i migrantëve, gjendjen me personat e mitur të pashoqëruar si dhe standardet e tjera ndërkombëtare dhe nacionale për mbrojtjen e migrantëve.
11-15.06.2012 Madrid, Spanjë
Në periudhë prej 11 deri me 15 qershor, në kuadër të Tuining proektit për mbështetje të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, u realizua vizitë studimore te Ombudsmani i Spanjës. Në përbërje të delegacionit ishte edhe përfaqësues i Mekanizmit Parandalues Nacional.
Gjatë vizitës studimore përfaqësuesi i MPN-së kishte takim pune me Mekanizmin Parandalues Nacional të Spanjës, në të cilën u shkëmbyen përvoja të mira në fushën e vizitave parandaluese në vendet ku personat privohen nga liria, ndërsa u realizua vizitë e përbashkët në qendrën për të mitur në Madrid. Më pas MPN-të identifikuan rreziqe që mund të sjellin deri te tortura dhe lloje të tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues dhe u dhanë vërejtje dhe rekomandime adekuate me të cilat do të duhet të përmirësohet gjendja dhe tratimi me personat e privuar nga liria.
12-13.06.2012, Beograd, Sërbi
Përfaqësues i MPN-së morri pjesë në puntorinë e nëntë tematike të Mekanizmave Parandalues Nacional me temë „ Emigrantët ilegal, Fronteks dhe Mekanizmat Parandalues Nacional” nën patronazhin e Këshillit të Evropës të mbajtur në Beograd, Sërbi.
Në takim morrën pjesë përfaqësues të një numri më të madh të MPN-ve të themeluar në Evropë, ndërsa diskutimi kishte për qëllim përcaktimin e rolit të mundshëm të monitorimit të MPN mbi kthimin e emigrantëve ilegal në vendet e tyre të origjinës, si dhe pranimi i emigrantëve të kthyer sipas marrëveshjeve për ripranim. Në këtë takim përfaqësuesi i Avokatit të Popullit të RM-së si Mekanizëm Parandalues Nacional kishte prezentimin e tij.
05-07.06.2012, Tiranë, Shqipëri
Përfaqësues i MPN-së morri pjesë në takimin e punës së Mekanizmave Parandalues Nacional të Shqipërisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Sërbisë i cili u mbajt prej datës pesë deri në datën shtatë të muajit qershor në Tiranë, Republika e Shqipërisë. Takimi ishte organizuar në kuadër të proјektit të Këshillit të Evropës për bashkëpunim dhe përforcim të kapaciteteve të MPN-ve evropiane, ndërsa nikoqir i takimit ishte Ombdusmani i Shqipërisë.
Në këtë takim u shkëmbyen eksperiencat për metodologjinë e vizitave në qendrat psikiatrike, gjatë ditës së dytë u vizitua klinika psikiatrike në Tiranë nga e cila u përgatitën rekomandime dhe sugjerime për tejkalimin e mangësive të identifikuara.
23-24.04.2012, Shkup dhe Kavadar
TAKIM PUNE TË MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL TË MAQEDONISË DHE SPANJËS
Në kuadër të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Avokatit të Popullit, në të cilin morën pjesë Ombudsmani Nacional i Spanjës dhe Mediatori i Francës, më datë 23 dhe 14 prill, u mbajt takim pune me Mekanizmin Parandalues Nacional (MPN). Në takimin e punës MPN maqedonas dhe spanjoll shkëmbyen përvoja nga vizitat parandaluese në vendet ku personat privohen nga liria.
Të dy ekipet e vizituan Stacionin Policor në Kavadar dhe dhanë pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre me të cilat duhet të përmirësohet gjendja në vendet ku ndalohen dhe arrestohen personat. Njëkohësisht, u identifikuan rreziqet të cilët mund të çojnë deri në torturë ose trajtim tjetër brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues.
20-21.03.2012, Gjenevë, Zvicër
PËRFAQËSUES I MPN MORI PJESË NË TAKIM PUNE NË GJENEVË KU U BË FJALË PËR MONITORIMIN E TRAJTIMIT TË PERSONAVE QË DËBOHEN
Përfaqësues i Mekanizmit Parandalues Nacional, më datë 20 dhe 21 mars, mori pjesë në takimin e punës në Gjenevë, Zvicër, të organizuar dhe mbështetur nga Këshilli i Evropës, përmes Projektit për formimin e rrjetit aktiv të mekanizmave parandalues nacionalë (MPN).
Në këtë takim pune morën pjesë mekanizmat parandalues nacionalë, si dhe organe të tjera ndërkombëtare që janë të përfshira në monitorimin e rreziqeve nga tortura ose formave tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues gjatë dëbimit të migrantëve ilegal. Përndryshe, në këtë punëtori u përfshinë edhe ekspertë të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës, Asociacionit për Parandalimin e Torturës, përfaqësues të Unionit Evropian dhe anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit.
Gjatë takimit dyditor u diskutua dhe u shkëmbyen përvoja të MPN-ve në lidhje me monitorimin parandalues gjatë procesit të dëbimit, rolit të mjekut mbi organet monitoruese, shfrytëzimit të mjeteve të dhunës, si dhe direktivat e BE-së që kanë të bëjnë me këtë temë.
13-15. 02.2012, Shkup
MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) MIKPRITËS I EKIPIT TË SLLOVENISË DHE SHQIPËRISË
Në kuadër të Projektit të Këshillit të Evropës për zhvillimin e kapaciteteve të mekanizmave parandalues nacional të Evropës (MPN), nga data 13 deri më 15 shkurt, ekipi i Mekanizmit Parandalues Nacional i Zyrës së Ombudsmanit të Maqedonisht ishte mikpritës i ekipeve të formuara operative të vendeve të Evropës Juglindore – Sllovenisë dhe Shqipërisë.
Në këtë takim, ekipet e mekanizmave parandalues nacional shkëmbyen përvoja nga puna e tyre, ndërkohë që realizuan edhe vizitë parandaluese në Stacionin Policor Karposh.
26.12.2011, Shkup
Një delegacion i Obmudsmanit dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Republika e Kosovës realizuan takim me z. Ixhet Memeti, Avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë dhe shef i Mekanizmit Parandalues Nacional (MPN), si dhe me anëtarët e Mekanizmit Parandalues Nacional.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me themelimin e Mekanizmit Parandalues Nacional në Republikën e Maqedonisë, procesin e ratifikimit të Protokollit Fakultativ të Konventës Kundër Torturës dhe formimin e Njësisë së veçantë për parandalim në përbërje të Institucionit Avokat i Popullit.
Njëherësh, Mekanizmi Parandalues Nacional e prezantoi Metodologjinë e punës gjatë vizitave parandaluese nëpër vendet e privimit nga liria, si dhe pyetësorët për realizimin e intervistave me personat e privuar nga liria.
21-22.12.2011, Mavrovë
“Legjislacioni dhe praktika me refugjatët” ishte tema e Tryezës së rrumbullakët, e cila u mbajt më datë 21 dhe 22 dhjetor në Mavrovë, në organizim të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe UNHCR-së - misioni në Shkup, në të cilën mori pjesë edhe përfaqësuesi i Mekanizmit Parandalues Nacional. Në Tryezën e rrumbullakët pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja nga fusha e azilit dhe migrimeve të përziera në Ballkanin Perëndimor, ndryshimet e Ligjit për konteste administrative dhe veprimet e Gjykatës së Lartë Administrative sipas lëndëve për kërkesat për azil dhe praktika gjyqësore, ndihma juridike falas dhe përfaqësimi i azilkërkuesve dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me të drejtat e azilkërkuesve.
Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit pati diskutimin dhe prezantimin e tij në temë: “Kompetencat e Avokatit të Popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional” me theks të veçantë për mënyrën e realizimit të vizitës së Qendrës së Azilkërkuesve.
12.12. 2011, Shkup
Përfaqësues të Njësisë për parandalimin e torturës mbajtën ligjëratë në Fakultetin për Siguri në Shkup me temë: “Vizitat parandaluese si vegël për pengimin e torturës – Mekanizmi Parandalues Nacional (MPN) në Republikën e Maqedonisë”, me çka u përmbyll cikli i ligjëratave për studentët. Qëllimi i këtyre ligjëratave ishte informimi i studentëve me rolin e ri të Avokatit të Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional.
Përkatësisht, studentëve, përveç që iu prezantua roli i ri i Ombudsmanit, ata u informuan edhe me obligimet e shtetit të cilat rezultojnë nga ratifikimi i Protokollit Fakultativ të Konventës Kundër Torturës dhe me metodologjinë e punës dhe mënyrën e kryerjes së vizitave nga ana e ekipit të Mekanizmit Parandalues Nacional.
Paraprakisht, Mekanizmi Parandalues Nacional mbajti ligjërata edhe për studentët e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, Fakultetit për Shkenca Juridike pranë Universitetit të Evropës Juglindore, Fakultetit për Shkenca Juridike pranë Universitetit Evropian dhe Fakultetit për Shkenca Juridike pranë FON-it.
Roli i Avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë si Mekanizëm Parandalues Nacional
06-08.12. 2011, Lubjanë
Më datë 06-08 dhjetor 2011, në Lubjanë të Sllovenisë, u mbajt Takimi i tretë vjetor i Rrjetit Evropian të Mekanizmave Parandalues Nacional, i cili funksionon dhe financohet nga MPN-ja Evropiane, Projekt që mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Në këtë takim mori pjesë edhe Ombudsmani i Maqedonisë, z. Ixhet Memeti – shef i MPN-së, si dhe shefat e mekanizmave parandalues nacional, personat për kontakt të MPN-së dhe personat për kontakt të institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut në kuadër të Rrjetit Evropian.
MPN-ja e Maqedonisë, në këtë Takim, diskutoi në temën: “Si të realizohen rekomandimet – Dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet organeve nacionale me organet ndërkombëtare për parandalimin e torturës.”
Në takimin vjetor të MPN-së, personat për kontakt dhe institucionet nacionale për të drejtat e njeriut potencuan rëndësisë e bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe nevojën për vazhdimin e aktiviteteve në nivel rajonal me qëllim të realizimit të suksesshëm të autorizimeve që i ka MPN-ja në fushën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut.
Më tepër informata për Rrjetin Evropian në ueb faqen:.
http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/capacitybuilding/default_en.asp
20-25.11. 2011, Varshavë, Poloni
- Mekanizmi Parandalues Nacional realizoi vizitë studimore në Republikën e Polonisë. Gjatë kohës së vizitës u realizuan takime pune me përfaqësues të Mekanizmit Parandalues Nacional të Polonisë, me ç’rast u bisedua rreth metodologjisë dhe mënyrës së kryerjes së vizitave, përgatitjes së raporteve të veçanta dhe monitorimit të implementimit të rekomandimeve të dhëna.
Ekipi maqedonas, së bashku me Mekanizmin Parandalues Nacional të Polonisë, realizoi dy vizita të paparalajmëruara – njërin në stacion policor në Varshavë dhe tjetrin në qendrën për delikuencën e të miturve. Në fund të kësaj vizite u shkëmbyen përvojat nga vizitat e realizuara dhe u përcaktuan rekomandimet të cilat Mekanizmi Parandalues Nacional i Polonisë do tua drejtojë autoriteteve të organeve të institucioneve të vizituara.
10-11.11.2011, Gjenevë, Zvicër
- Përfaqësues i Mekanizmit Parandalues Nacional pranë Avokatit të Popullit mori pjesë në Forumin Botëror për Protokollin Fakultativ të Konventës Kundër Torturës: Parandalimi i torturës dhe mbështetja e dinjitetit – nga angazhimet deri në aksione, në organizim të Asociacionit për Parandalimin e Torturës (APT).
Ky Forum i mblodhi në një vend aktorët kryesor në nivel ndërkombëtar dhe nacional në fushën e parandalimit të torturës, duke u nisur nga organet relevante dhe ekspertët e OKB-së, përmes mekanizmave parandalues nacional e deri tek përfaqësuesit e shoqërisë civile të përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet për luftimin e torturës, duke e shënuar në këtë mënyrë pesë vjetorin e hyrjes në fuqi të Protokollit Fakultativ, shkëmbimin e përvojave dhe ballafaqimin e përbashkët me sfidat e ardhshme.
20-21.10.2011, Baku, Azerbajxhan
Në periudhën kohore prej datës 20 deri më datë 21 Tetor të vitit 2011, përfaqësues i Mekanizmit Parandalues Nacional mori pjesë në takimin e punës në Baku - Azerbajxhan, të organizuar dhe mbështetur nga Këshilli i Evropës përmes Projektit për themelimin e rrjetit aktiv të mekanizmave parandalues nacional. Në këtë takim u diskutua në temën: “Mbrojtja e kategorive të personave vulnerabil në vendet e privimit nga liria”.
06-07.10.2011, Shkup
- Në kuadër të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, në të cilin partnerë tuining të Avokatit të Popullit janë Avokati i Popullit i Spanjës dhe ai i Francës, më datë gjashtë dhe shtatë tetor, në Shkup, u mbajt Tryezë e rrumbullakët me temë: “Përvoja komparative nga fusha e privimit nga liria dhe roli i Avokatit të Popullit”.
02-05.10.2011, Lubjanë, Slloveni
- Në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës për zhvillimin e kapaciteteve të mekanizmave evropian parandalues nacional MPN), nga data 02 deri më datë 05 Tetor të vitit 2011, në Slloveni u mbajt takimi i mekanizmave të themeluar dhe operativ në Evropën Juglindore, në të cilin morën pjesë përfaqësues të mekanizmave parandalues nacional nga Shqipëria, Maqedonia dhe Sllovenia.
28-30.09.2011, Manastir, Shtip dhe Tetovë
- Nga data 28 deri më 30 Shtator në organizim të Avokatit të Popullit – Seksionit për parandalimin e torturës, ndërkaq në bashkëpunim dhe mbështetje të Misionit të OSBE-së dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA, në Manastir, Shtip dhe Tetovë u mbajtën tryeza të rrumbullakëta me temë: “Avokati i Popullit- Mekanizëm Parandalues Nacional”. Në këto tryeza morën pjesë përfaqësues të stacioneve policore, sektorët e punëve të brendshme, institucionet ndëshkuese-korrektuese, entet speciale dhe spitalet psikiatrike, përfaqësuesit e pushtetit lokal, universitetet shtetërore, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
15-16.06.2011, Talin, Estoni
- Në muajin Qershor përfaqësues i Mekanizmit Parandalues Nacional mori pjesë në një takim pune në Talin, e cila u organizua dhe u mbështet nga Këshilli i Evropës, përmes Projektit për themelimin e rrjetit aktiv të organeve të MPN. Në punëtorinë e mbajtur në Talin temë debati ishte: “Grumbullimi dhe kontrollimi i informatave gjatë vizitës së mekanizmave parandalues nacional”.
09-11.06.2011, Ohër
- Nga data 09 deri 11 Qershor të vitit 2011 u mbajt Konferenca Rajonale me temë: “Për rolin e ombudsmanëve në luftën kundër diskriminimit dhe parandalimit të torturës”. Konferenca u organizua nga Ombudsmani i Maqedonisë, ndërsa u mbështeti nga Misioni i OSBE-së dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA.
14-15.07.2011, Shkup dhe Prilep
- Në muajin qershor dhe korrik u zbatuan trajnime për Mekanizmin Parandalues Nacional të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA. Në trajnime diskutuan: z. Alesh Butala, ish-anëtar i Komitetit për Parandalimin e Torturës pranë Këshillit të Evropës dhe z. Vlladimir Ortakov, kryetari i parë i Komitetit për Parandalimin e Torturës. Si pjesë e trajnimeve u realizua edhe vizitë në një burg dhe në spital psikiatrik.
22.06.2011, Shkup
- Në konferencë për shtyp, Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti i cili e promovoi ekipin i cili do të punojë në parandalimin e torturës dhe do të kryejë vizita të rregullta dhe të paparalajmëruara në të gjitha vendet ku personat privohen nga liria.