07-03-2020
Shkup
GRUAJA ROME NË SHEKULLIN 21- MUNDËSI, KONTRIBUTE DHE SFIDA
Zëvendësja e avokatit të popullit, znj. Vaska B-Mustafa, mori pjesë në Diskutimin Panel që u mbajt në prag të Ditës së gruas 8-Marsi në Shtëpinë e BE-së (EU house) në Shkup, ndërsa u organizua nga Koalicioni „Khetane“.
Si njëra nga panelistet, zëvendësja Bajramovska-Mustafa duke folur në temën ,,Gratë Rome në shekullin 21 – mundësitë, kontributet dhe sfidat’’, duke shkëmbyer eksperiencën personale dhe profesionale bëri thirrje për inkurajimin e gruas Rome, për pjesëmarrje më të madhe në konceptin e barazisë gjinore, duke theksuar rëndësinë e kontributit të saj në procesin e integrimit të komunitetit rom, vendimmarjen dhe krijimin e politikave të qëndrueshme për Romët e Maqedonisë së Veriut.
Në ngjarjen u drejtua edhe zonja e parë, znj. Elizabeta Gjorgievska, si dhe znj. Marta Garsija Fidallgo, këshilltare dhe koordinatore për integrimin e Romëve dhe barazi nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjërim të Komisionit Evropian.