Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

16-11-2010

QËNDRIMI I AVOKATIT TË POPULLIT PËR DITËN E TOLERANCËS

Qytetarë të nderuar,

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës t’i përkujtojmë edhe një herë vlerat themelore që e karakterizojnë një shoqëri demokratike. Drejtësi, liri, barazi!

Të gjitha këto nuk mund të bëhen realitet nëse nuk bëjmë përpjekje për t’i kuptuar dhe pranuar divergjencat.
Baza e çdo ideje për të drejtat e njeriut është barazia dhe trajtimi i barabartë për të gjithë.

Moskuptimi dhe jotoleranca e asaj që është më tjetër dhe më ndryshe paraqet rrënjën e konflikteve dhe tensioneve, ndërkaq nuk duhet të harrojmë se Republika e Maqedonisë është shoqëri e cila karakterizohet me një varg divergjencash nga shumë aspekte.

Mësimi dhe mirëkuptimi i së ndryshmes është hapi i parë drejt vendosjes së marrëdhënieve të shëndosha demokratike.

Pranimi i divergjencave është bazë e respektimit të të drejtave të të gjithë njerëzve në një shoqëri. Prandaj, të mos e kthejmë kokën nga ajo që është e ndryshme. Por, ta shikojmë, kuptojmë, pranojmë dhe ta respektojmë atë.

T’i harrojmë fjalët e urrejtjes, të cilat kontribuojnë vetëm për thellimin e mospranimit të divergjencave.

T’ia shtrijmë dorën tonë atij që gjendet pranë nesh duke i respektuar të drejtat e tij, ta mundësojmë respektimin e të gjithë individëve në këtë shoqëri!

Duke e pasur parasysh idenë e shënimit të kësaj dite, Avokati i Popullit i fton të gjithë qytetarët ta shikojnë shfaqjen teatrale “Të njëjtë në mënyrë të ndryshme”, e cila do të shfaqet në Teatrin e Dramës në Shkup, më datë 21.11.2010 në ora 20:00 dhe më datë 28.11.2010 kohën e njëjtë në teatrin e Dramës.

     AVOKATI I POPULLIT


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2025
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 4
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise