Lajme dhe Ngjarje
26-03-2008
SHKY JA KOLEKTIVE MAS KUNDR LIGJORE
Në lidhje me informatat e publikuara përmes mediave se për shkak të arkëtimit të zvogëluar të faturave për energji elektrike, EVN-ESM në vendbanime të caktuara bën shkyçjen kolektive, me qëllim që paguesit jo të rregullt t’i detyrojë t’i shlyejnë detyrimet e tyre, njëkohësisht duke i shkyçur edhe amvisëritë të cilat i kanë shlyer të njëjtat, Avokati i Popullit sugjeron si vijon:
Me shkyçjen kolektive të energjisë elektrike EVN-ESM vepron jashtë dispozitave ligjore përkatëse dhe pa bazë i vë në pozicion të borxhlinjve solidar të gjithë banorët, pa marrë parasysh atë se një pjesë e konsumatorëve në mënyrë të vazhdueshme dhe me kohë i shlyejnë detyrimet e tyre për energji të harxhuar elektrike. Kjo rezulton nga fakti i pamohueshëm se në faturat përkatëse është i evidentuar secili shfrytëzues veç e veç, që do të thotë se ato kryekëput kanë të bëjnë me shfrytëzues përkatës dhe me të njëjtat nuk mund të përfshihen edhe shfrytëzuesit e tjerë.
Avokati i Popullit konsideron se EVN-ESM duhet ta realizojë arkëtimin e kërkesave të veta, por këtë duhet ta bëjë ekskluzivisht në mënyrë të paraparë me rregullat pozitive ligjore edhe atë: Ligjin për energjetikë, Kushtet për furnizimin me energji elektrike dhe Ligjin për marrëdhënie detyrimore.
Së këtejmi, Avokati i Popullit rekomandon që EVN-ESM menjëherë të ndërpres me masën e kundërligjshme të shkyçjes kolektive dhe t’ua mundësojë lidhjen të gjithë shfrytëzuesve, të cilët rregullisht i shlyejnë detyrimet.