Lajme dhe Ngjarje
29-11-2007
VIZITË NJËDITORE PUNE E OMBUDSMANIT TË SHQIPËRISË
Në muajin dhjetor, në Zyrën e Avokatit të Popullit qëndroi për vizitë pune njëditore një delegacion i Ombudsmanit të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr nga z. Ermir Dobjani, Ombudsman i Shqipërisë.
Në suaza të kësaj vizite u shkëmbyen përvoja në lidhje me projektin në kuadër të të cilit nëpër burgjet e Maqedonisë janë vendosur sëndukë prej metali, përmes të cilëve të burgosurit i paraqesin parashtresat e tyre në adresë të Avokatit të Popullit. Ky projekt u realizua nga ana e Ombudsmanit të Maqedonisë dhe Misionit të OSBE-së në Maqedoni. Për këtë qëllim delegacioni i Shqipërisë e vizitoi Burgun “Idrizovë”.