Lajme dhe Ngjarje
01-06-2021
Shkup
KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS
Me rastin e shënimit të 01 Qershorit-Ditës botërore të fëmijës, Avokati i popullit përkujton detyrimin për krijimin e parakushteve themelore me të cilat çdo fëmijë do të mund të gëzojë të drejtat e garantuara me Konventën për të drejtat e fëmijës. Në praktikë, kjo nënkupton të respektohet fëmiu si person, të dëgjohet mendimi i tij, dhe t’i mundësohet që papengesa pa kurrfarë forme të diskriminimit t’i realizojë të drejtat e tij. Vetëm në këtë mënyrë do të tregojmë se ne me të vërtetë po përpiqemi për respektimin e interesit më të mirë të fëmijës.
Të dhënat se akoma një numër i madh i fëmijëve nuk kanë qasje pranë arsimit përkatës, ose, po e lënë të njëjtin, se nuk kanë mbrojtje shëndetësore, ose, që jetojnë në kushte jashtëzakonisht të këqija, strehim (nën standard), pa kujdesin e duhur dhe në rrezik të çfarëdo lloj abuzimi, informacionet që për dekada me rradhë problemi i pazgjidhur i fëmijëve të paregjistruar, të cilët nuk mund të regjistrohen në evidencën e amzës dhe të marrin certifikatë nga libri i amzës për të lindur, edhe mëtej është pengesë për çdo të drejtë të përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj, tregojnë dobësitë sistemike të cilat e bëjnë të pamundshëm gëzimin e të drejtave, dhe alarmon që sa më shpejtë institucionet të gjejnë zgjidhje për gëzimin praktik të të drejtave dhe sigurimin e kushteve për prosperitetin e tyre të mëtutjeshëm.
Avokati i popullit, në këtë ditë përkujton që fëmiu duhet të jetë në agjendat dhe strategjitë e të gjitha organeve dhe institucioneve. Njëherazi, sugjeron që ligjet dhe aktet e tjera juridike në lidhje me fëmijun duhet të krijohen sipas fëmiut, ndërsa vendimet të miratohen vetëm dhe ekskluzivisht në interesin e tij më të mirë. Pavarësisht se a shqyrtohen çështjet lidhur me fëmijën dhe të drejtat e tij në nivel lokal ose qëndror, ai medoemos duhet të jet i përfshirë përkatësisht të dëgjohet zëri i tij. Vetëm në këtë mënyrë, të drejtat e fëmijës do të fitojnë vendin e vërtetë dhe rëndësinë të cilën e meritojnë. Kjo është rruga e drejtë, që fëmiu të shikohet si mbajtës i së drejtave dhe pjesëmarrës në procedurat e vendimmarrjes.
AVOKAT I POPULLIT