Lajme dhe Ngjarje
20-06-2017
20.06.2017, Shkup
KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË REFUGJATËVE
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2000 e shpalli 20 qershorin si Ditën botërore të refugjatëve, ditë e cila shënohet në pothuajse të gjitha pjesët e botës. Dita botërore për refugjatët është shpallur me një qëllim të vetëm për "të tërhequr vëmendjen e publikut ndërkombëtar për pozitën e vështirë të njerëzve të zhvendosur me dhunë anembanë botës’’ në një situatë kur numri i njerëzve që jetojnë larg nga shtëpitë e tyre rritet në mënyrë dramatike çdo vit.
Avokati i Popullit shpreh brengosje serioze që Republika e Maqedonisë këtë ditë e shënon me politikë të kufijve të mbyllur për refugjatët, përkatësisht njerëzit të cilët kanë qenë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve ose persekutimeve.
Në këtë kuptim, Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve kompetente që të respektojnë plotësisht të drejtat e këtyre personave, në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe në veçanti Konventën mbi statusin e Refugjatëve prej vitit 1951 si dhe Protokolin prej vitit 1967.
Njëkohësisht, Avokati i Popullit apelon për solidaritet më të madh me refugjatët, me qëllim që të ruhet dinjiteti i tyre njerëzor dhe të ndjehen përsëri të sigurt dhe të pranuar në mjedisin e ri.