Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

16-11-2016

16.11.2016, Shkup

QËNDRIMI I AVOKATIT TË POPULLIT PËR DITËN E TOLERANCËS

Të nderuar qytetarë,

Kjo ditë 16 nëntori në mënyrë tradicionale shënohet si Dita ndërkombëtare e tolerancës. Sot të gjithë ne kemi mundësi t’i përkujtojmë përfitimet e tolerancës, por edhe të mësojmë për mangësitë e mostolerancës.

Të kuptuarit se të gjithë jemi të ndryshëm, por se të gjithë i kemi të drejtat e njëjta është motoja themelore sipas të cilës duhet të përmbahet çdo individ, sidomos në shoqëritë multikulturore siç është e jona.

Dita ndërkombëtare e tolerances është motivi kur duhet të debatohet për efektet negative të mostolerancës. Mosrespektimi i dallimeve askujt nuk i sjell të mira, përkundrazi është arsyeja më e madhe për të gjitha ndarjet të cilat lën pasoja të thella mbi jetën e të gjithë neve.

Toleranca është përfitim i shoqërive demokratike. Sa më shum diskutojmë për tolerancën aq më pak ndarje do të kemi, ndërsa sa më pak ndarje, prosperitet më të madh.

Ky rast duhet të shfrytëzohet që edhe një herë t’u bëhet me dije të gjithë faktorëve në shoqëri pa dallim të moshës, gjinisë, fesë, arsimit se respektimi është themeli bazë pa të cilin nuk ka progres. Në qoftë se këtë me kohë të gjithë e kuptojmë, jam i bindur se do ta përmirësojmë cilësinë e jetesës.


                                                                                SEKSIONI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN
                                                                                                 AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2025
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise