Lajme dhe Ngjarje
25-04-2014
Shkup, 25.04.2014
KOMUNIKATË
Avokati i Popullit me shqetësim konstaton se edhe përkrah apelit drejtuar të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të përmbahen nga involvimi i fëmijëve në fushatat zgjedhore, megjithatë, në këtë periudhë janë shënuar raste të keqpërdorimit të fëmijëve për qëllime partiake - politike.
Me qëllim të mbrojtjes së interesit më të mirë të fëmijës, Avokati i Popullit edhe një herë përkujton se çdo keqpërdorim i fëmijëve paraqet shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive të tyre, dhe njëkohësisht apelon që fëmijët të mbrohen nga manipulimet politike dhe ideologjike.
AVOKATI I POPULLIT