Lajme dhe Ngjarje
23-03-2014
Shkup, 24.03.2014
APEL I AVOKATIT TË POPULLIT
Avokati i Popullit, në prag të fushatës së zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, u bën apel të gjithë faktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor për nevojën e domosdoshme për mbajtjen llogari për interesin më të mirë të fëmijës, përkatësisht që të mos i involvojnë fëmijët në fushata zgjedhore. Kjo do të thotë shmangie nga të gjitha përpjekjet për manipulime eventuale, si dhe keqpërdorim të fëmijëve për qëllime politike - partiake.
Apelin e drejtojmë me qëllim që të mos përsëriten rastet e cikleve të kaluara zgjedhore në të cilët fëmijët u shfrytëzuan në ngjarje politike, spote dhe bilborde. Gjithashtu, rikujtoj se keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike konsiderohet cenim i të drejtave dhe lirive të tyre dhe me këtë edhe shkelje e të gjitha rregullave nacionale dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
Avokati i Popullit, njëkohësisht i fton edhe mediat të përfshihen ndaj këtij apeli, gjithnjë me qëllim që të evitohen keqpërdorimet e mundshme të fëmijëve për qëllime politike. Në këtë kontekst, mediat duhet të përmbahen nga transmetimi i mesazheve ose programeve të paguara politike nëse në to janë përfshirë edhe fëmijët.
AVOKATI I POPULLIT