22-07-2013
Shkup
ZGJIDHEN ZËVENDËSIT E RI TË AVOKATIT TË POPULLIT
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i zgjodhi gjashtë zëvendësit e ri të zyrave rajonale të Avokatit të Popullit, si dhe një zëvendës për zyrën në Shkup.
Kështu, zëvendës Avokat i Popullit për zyrën në Shkup u zgjodh Vaska Bajramovska Mustafa, zëvendës për zyrën në Manastir u zgjodh Vasil Jovanovski, ndërsa për Strumicë u zgjodh Sllavço Timov. Gjatë tetë viteve të ardhshme zëvendës Avokat i Popullit në Shtip do të jetë Elena Gjorgonoska Manevska, në Tetovë Irina Stojanovska. Mandatin e dytë si zëvendës Avokat të Popullit në zyrën e Kumanovës dhe Kërçovës do ta ushtrojnë Naser Velesi dhe Daut Selimi.