Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

04-03-2013

Shkup

APEL I AVOKATIT TË POPULLIT

Në prag të zgjedhjeve lokale, Avokati i Popullit u apelon të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, të mos lejojnë dhe të pengojnë çdo përpjekje për involvimin, manipulimin eventual dhe keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime partiake-politike.
Si organ kompetent për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Avokati i Popullit i thërret prindërit, partitë politike dhe pjesëmarrësit e tjerë të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në fushata, përkatësisht të mos shfrytëzohen ata në spote, bilborde, si dhe në mitingje të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.
Sipas Avokatit të Popullit përfshirja e fëmijëve në çfarëdo qoftë mënyre në fushata politike është në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Fëmijës sipas së cilës, fëmijët duhet të mbrohen nga të gjitha llojet e keqpërdorimeve dhe manipulimeve, Deklaratën për Mbrojtjen e Fëmijës nga Manipulimi dhe Keqpërdorimi Politik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm me të cilët, veç tjerash, ndalohet organizimi politik, veprimi dhe keqpërdorimi i fëmijëve.
Njëkohësisht, Avokati i Popullit apelin e tij ua drejton edhe mediave me qëllim që të mos pranojnë të transmetojnë mesazhe të paguara politike, nëse përmes tyre kryhet (keq) përdorimi i fëmijëve për qëllime politike.

       AVOKATI I POPULLIT


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2025
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 8
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise