26-05-2014
26-27.05.2014, Lubljanë Republika e Sllovenisë
TAKIMI I RRJETIT TË MPN TË EVROPËS JUGLINDORE
Mekanizmi parandalues nacional (MPN) mori pjesë në takimin e rrjetit të MPN të Evropës Juglindore i cili u mbajt në Lubljanë më datën 26 dhe 27 maj. Përveç anëtereve të rrjetit në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit të Hungarisë, ndërkaq njëherazi u vendos që në rrjetin të pranohet edhe Mekanizmi parandalues nacional i Bullgarisë.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave të mira lidhur me përgatitjen e Raportit vjetor që është detyrë e MPN-së konform Protokollit Fakultativ ndaj Konventës Kundër Torturës, kështu që në këtë drejtim u diskutua për domethënien, përkatësisht qëllimin të cilin e ka Raporti vjetor, përgatitjen e tij, përmbajtjen të cilën duhet ta ket, si dhe prezantimin dhe dorëzimin e tij pranë organeve kompetente.
Në takim u shkëmbyen eksperienca nga metodologjia e punës, gjithashtu u vizitua edhe Qendra për mbajtje në Stacionin e Policisë-Lubljanë.