30-11-2018
30.11.2018, Bruksel, Mbretëria e Belgjikës
SEMINAR NË TEMË “MBROJTJA NGA DISKRIMINIMI DHE BARAZIA GJINORE”
Në organizim të Bashkimit Evropian , më datë 30 nëntor në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, u mbajt seminari me temë: “Mbrojtja nga diskriminimi dhe barazia gjinore”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate për anëtarësim në Union, si dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë mori pjesë me përfaqësuesin i cili punon në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Programi i seminarit njëditor u zhvillua në drejtim të përcaktimit të mos-konsekuencave juridike (GAPS) në kornizën ekzistuese ligjore, e cila e mbulon segmentin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe barazisë gjinore, si dhe në dhënien e propozimeve për tejkalimin e tyre.
Në fund të seminarit u konstatua se Komisioni Evropian do të hartoj Raport përkatës nga seminari i ardhshëm, i cili do t’u dërgohet të gjitha organeve relevante të cilët veprojnë në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe barazisë gjinore.