Aktivitetet
10-02-2014
10.02.2014 – Lubjanë, Republika e Sllovenisë
DEKLARATË E PËRBASHKËT E OMBUDSMANËVE TË RAJONIT
Më 10 shkurt të vitit 2014, në Lubjanë, në organizim të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ), Këshillit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian u mbajt takimi i ombudsmanëve të Rajonit, në të cilin u bisedua për avancimin dhe bashkëpunimin e Rajonit ndërkaq, në fund të takimit, ombudsmanët miratuan Deklaratë të përbashkët.
Ombudsmanët e Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës*, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë ftojnë qeveritë e vendeve të tyre të tregojnë vëmendje, sensibilizim dhe përkushtim më të madh në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve nga sfera e të drejtave ekonomike dhe sociale, pasi mosrespektimi i tyre është kërcënimi më i madh i të drejtave të njeriut në përgjithësi.
Ombudsmanët në veçanti sugjerojnë nevojën që problemet ekzistuese të zgjidhen nëpërmjet dialogut të gjerë shoqëror dhe respektimit të plotë të interesave vitale të grupeve më vulnerabile të qytetarëve.
Respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i së drejtës, në çdo situatë, veçanërisht kur ka shprehje të pakënaqësisë qytetare, është imperativ për çdo pushtet, të cilin avokatët e popullit do ta mbikëqyrin vazhdimisht.