15-09-2013
15 - 17 shtator, Dublin
SEMINARI I NËNTË NACIONAL I RRJETIT EVROPIAN TË OMBUDSMANËVE
Nga data 15 deri më 17 shtator në Dublin, u mbajt Seminari i Nëntë Nacional i Rrjetit Evropian të Ombudsmanëve, në të cilin u fol për rolin e ombudsmanëve, respektimin e parimit të administratës së mirë dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve me theks të veçantë mbi metodat e reja të institucioneve të ombudsmanëve në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, në të cilin mori pjesë znj. Sllavica Dimitrievska, si përfaqësuese e zyrës së Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë.
Seminarin e hapi Ministri për Shpenzime Publike dhe Reforma z. Brendan Houlin, ndërsa me fjalimet e tyre u paraqitën: Ombudsmani Evropian në largim Nikiforos Dijamandoros dhe Ombudsmani i sapoemëruar Evropian Emili Orajli.
Në këtë Seminar, mes tjerash u dha një pasqyrë krahasuese për mënyrën me të cilën punojnë institucionet e ombudsmanëve të: Skocisë, Irlandës Veriore dhe Holandës me theks të veçantë mbi mediacionin (ndërmjetësimin), si mënyrë e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.