Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PJESËMARRJE NË SHËNIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË SHKOPIT TË BARDHË 15-10-2019

Shkup

PJESËMARRJE NË SHËNIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË SHKOPIT TË BARDHË

Me rastin e shënimit të 15 Tetorit – Ditës ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë – simbolit të personave të verbër (e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara), zëvendës-avokati i popullit, znj. Vaska Bajramovska – Mustafa, së bashku me ekipin monitorues të implementimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë "Marrëveshja e Marakeshit- përfitime për personat të cilët nuk mund të lexojnë shtypin standard", të organizuar nga ana e Lidhjes nacionale të të verbërve të Republikës së Maqedonisë.

Në fjalimin e saj, zëvendësja znj. Bajramovska-Mustafa, tha se, Avokati i popullit konsideron që, konform nenit 9 të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, prandaj duhet t’u sigurohet qasja në bazë të barabartë me të tjerët, në mjedisin hapësinor, transportin, informacionin, komunikimet dhe shërbimet e tjera dhe kapacitete të hapura dhe të siguruara për opinionin, në zonat urbane dhe rurale. Njëherazi, është e nevojshme të promovohen forma të përshtatshme të ndihmës dhe mbështetjes, si shfrytëzimi i Alfabetit të Brajit, përkatësisht teksteve në format lehtë të lexueshëm dhe të kuptueshëm, gjë që do t’i ndihmojë ata të kenë një qasje të pandërprerë në informacione, si dhe teknologji dhe sisteme të reja të informacionit dhe komunikimit.

Marrëveshja nga Marakeshi, e nënshkruar në Maroko më datën 28.qershor të vitit 2013, është ratifikuar nga 38 vende deri më sot, dhe është nënshkruar nga më shumë se 60 vende. Kjo marrëveshje lehtëson mundësinë e përdorimit të veprave të botuara letrare dhe shtypit për personat me shikim të dëmtuar (të verbërit dhe personat me shikim të dobët), por njëherazi i njëjti është shumë i dobishëm edhe për persona të tjerë me aftësi të kufizuara, si persona me invaliditete trupore, përkatësisht persona pa funksion të gjymtyrëve të sipërme, persona me disleksi, disgrafi, dhe diskalkuli. Marrëveshja e Marakeshit në bazë e siguron të drejtën themelore të njeriut- të drejtën për të lexuar, e cila aktualisht është e kufizuar për personat me aftësi të kufizuar, sidomos për personat e verbër dhe personat me shikim të dobët, kështu që mbi 90% e të gjitha materialeve të botuara, nuk mund të lexohen nga këta persona, duke çuar në "uri ose etje për të lexuar".

Në këtë drejtim, zëvendësja znj. Vaska Bajramovska-Mustafa, theksoi se "Avokati i popullit i bën thirje Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të ratifikojë sa më shpejt këtë Marrëveshje  me çka do të sigurohet korniza ligjore përmes të cilës do të rregullohet qasja në letërsi dhe shtyp në një mënyrë të arritshme. Kjo do të mundësojë që personat me aftësi të kufizuar të kenë qasje në sa më shumë informacione, të përparojnë në arsim në të gjitha nivelet, si dhe të mundësojë që të mësojnë gjatë gjithë jetës, të avansohen dhe ri-kualifikohen, do të mundësojë të drejtën për punësim dhe të drejtën për zgjedhje personale në përzgjedhjen e veprave letrare".

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2025
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 28
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise