07-02-2018
07.02.2017, Veles
PUNËTORI PËR PËRVOJAT E VETËQEVERISJES LOKALE NË MENAXHIMIN E MBETURINAVE
„Ekonomia qarkore: përvojat e vetëqeverisjes lokale në menaxhimin e mbeturinave“ ishte tema e punëtorisë së organizuar nga zyra e Avokatit të popullit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës e cila u mbajt në Veles.
Në punëtorinë në të cilën morri pjesë ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë E.T Vouter Pllomp, kryetarë të disa komunave, përfaqësues të Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe të organizatave joqeveritare të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, u prezantua hulumtimi për ,, Situatat me deponimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë’’, i realizuar nga ana e institucionit të Avokatit të popullit. Përvojat me menaxhimin e mbeturinave në Holandë i prezantoi z.Hans Brojkellman, ndërsa me temën,, Hyrje në ekonominë qarkore’’ foli z. Hans Van Ek.
„Ka ligje, por të njëjtit nuk zbatohen në praktikë për shkak të ndërgjegjes së pamjaftueshme të atyre të cilët duhet ta zbatojnë ligjin. Për këto arsye u bëj thirrje autoriteteve në vend që me seriozitet dhe në mënyrë cilësore të fillojnë me zbatimin e dispozitave. Njëkohësisht pa vonesë të fillojnë me ndërtimin e deponive rajonale sipas të gjitha standardeve me qëllim të realizimit të të drejtës së qytetarëve për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm’’, tha ndër të tjera, në fjalimin e tij përshëndetës avokati i popullit z. Ixhet Memeti.
Sipas Memetit krahas së drejtës së garantuar me Kushtetutë për mjedis të shëndoshë jetësor, brengos fakti që vite me rradhë shteti përmes institucioneve të veta nuk kushton vëmendje të mjaftueshme dhe nuk ndërmerr masa konkrete për mbrojtjen dhe avansimin e mjedisit jetësor.
Duke prezantuar hulumtimin, këshilltari shtetëror z.Niko Bojaxhiev theksoi se konkluzion i përgjithshëm në bazë të të dhënave është se në Republikën e Maqedonisë deponimi i mbeturinave kryhet nën çdo nivel se është nën standarde, dhe pothuajse nuk respektohet asnjë normë ligjore e cila i përket kësaj çështjeje.
„Nga gjithsej numri i komunave 42 shfrytëzojnë deponi lokale për mbeturina komunale dhe lloje të tjera, me ç’rast asnjëra nuk posedon leje të integruar ekologjike, përkatësisht nuk i plotëson standardet ligjore, Deponi rajonale shfrytëzojnë 14 komuna, ndërsa 11 komuna (kryesisht më të vogla rurale) nuk shfrytëzojnë deponi lokale dhe as rajonale’’, theksoi Bojaxhiev.