20-11-2015
20.11.2015, Shkup
VIZITA NË SHF „KOLE NEDELLKOVSKI“ ME RASTIN E DITËS SË FËMIJËS
Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të fëmijës, 20 Nëntori, zëvendës i Avokatit të Popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa vizitoi Shkollën fillore ,,Kole Nedellkovski’’ në Shkup dhe bisedoi me nxënësit për njohuritë e tyre lidhur me liritë dhe të drejtat e njeriut
.
Theks i veçantë gjatë vizitës u vu mbi të drejtat e fëmijës, për atë se sa dhe si nxënësit janë të njoftuar me Konventën për të drejtat e fëmijës, dhe sa dhe si ata i njohin të drejtat e tyre.
Nxënësit në veçanti u interesuan për mënyrat dhe mundësitë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Zëvendës Avokati i Popullit Vaska Bajramovska Mustafa i njoftoi nxënësit me punën e zyrës së Avokatit të Popullit dhe me ingerencat e tij.