20-11-2020
Shkup
KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS
Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës botërore të fëmijës e cila këtë vit shënohet nën moton :,, Investimi në të ardhmen tonë do të thotë investim te fëmijët tanë’’, Avokati i popullit, duke përkujtuar rëndësinë e kësaj dite, potencoi se e njëjta duhet të jet një nxitje për interes akoma më të madh të autoriteteve kompetente për të përmirësuar situatën me të drejtat e fëmijës, dhe për përpjekje dhe aktivitete të vazhdueshme për të mundësuar gëzimin e këtyre të drejtave, çdo ditë të vitit, në mënyrën e kërkuar nga Konventa për të drejtat e fëmijës.
Nuk ka dyshim në lidhje me përpjekjet për përmirësimin e situatës me të drejtat e fëmijës si në plan vendor ashtu edhe në atë të jashtëm. Por, fakti se, jo çdo fëmijë ka qasje të papenguar deri tek këto të drejta se një numër i madh i fëmijëve nuk kanë kushtet themelore për jetë, të lënë vetë, në kufijtë e familjes, komunitetit, shoqërisë, pa kujdesin dhe vëmendjen e nevojshme, tregon se medoemos duhet të punojmë me përkushtim më të madh për tejkalimin e varfërisë dhe rreziqeve që pengojnë zhvillimin harmonik të personalitetit të fëmijës. E drejta e fëmijës për trajtim të barabartë, standard jetësor adekuat, interesin më të mirë dhe përfshirjen e tyre gjatë sjelljes së vendimeve që i prekin ata na detyrojnë që ndaj tyre të sillemi me kujdes të veçantë duke siguruar kushte për prosperitet të tyre të mëtutjeshëm, duke u sjellur dhe trajtuar ata si subjektë aktiv dhe bartës të të drejtave.
Jemi të vetëdijshëm se ndryshimet kërkojnë kohë, por koha nënkupton edhe gjenerata të reja të fëmijëve të cilët do të mund t’i gëzojnë përfitimet nga të drejtat që i kanë të garantuara.
Prandaj, në kontekst të motos nën të cilën shënohet dita e sotshme do të sugjerojë, po qe se dëshirojmë të sigurojmë ardhmëri të qëndrueshme, të sigurt dhe të prosperuar për shoqërinë tonë, duhet t’u kthehemi fëmijëve sa më shpejtë që është e mundur dhe të sigurojmë realizimin papengesë të të drejtave të çdo fëmije, pa përjashtim, ndërkaq parimet themelore – themelet e të drejtave në Konventën për të drejtat e fëmijës duhet të jenë imperativ në punën tonë.
Duke bërë thirrje për veprime të përbashkëta për ngritjen e vetëdijes publike për të drejtat e fëmijës, dua të theksoj se kujdesi dhe mbrojtja e fëmijëve është detyrë e secilit prej nesh dhe të gjithë ne duhet të kontribuojmë për zhvillimin e tyre të drejtë psikofizik, t’i edukojmë dhe arsimojmë në frymën e tolerancës dhe pranimin e dallimeve, t’i mësojmë se si t’i shmangin situatat e konflikteve dhe të zgjedhin dialogun si mënyrë të zgjidhjes së problemeve, me çka do të kontribuojmë që fëmiu të jet i gatshëm të jetojë në frymën e paqës, dinjitetit, tolerancës, lirisë, barazisë dhe solidaritetit me të tjerët.
AVOKATI I POPULLIT