Lajme dhe Ngjarje
17-06-2020
Shkup
KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE
Avokati i Popullit, duke i pasur parasysh informacionet se disa shkolla të shtetit u arkëtojnë nxënësve për lëshimin e dëftesave për arsimin e kryer, si dhe atë se kjo është një praktikë e gjatë, ndërsa në disa shkolla ndodhë për herë të parë vihen në dijeni se shkollat nuk guxojnë të arkëtojnë për lëshimin e këtij dokumenti.
Në përputhje me rregullativën juridike e cila e rregullon të drejtën e arsimit (Ligji për arsimin fillor dhe Ligji për arsimin e mesëm) çdo fëmijë, ka të drejtë për arsim fillor falas dhe kualitativ, përkatësisht të drejtë për arsim të mesëm i cili është i detyrueshëm për çdo qytetar në kushte të barabarta. Së këtejmi, arsimi i mesëm në shkollat e mesme publike është falas
.
Duke e pasur parasysh se tanimë ka përfunduar viti shkollor, ndërsa nxënësve duhet t’u lëshohen dëftesa, të cilat janë dokumentacion i domosdoshëm për regjistrim, përkatësisht vazhdim të arsimit, Avokati i Popullit u sugjeron shkollave se dëftesat janë dokumente publike të cilat në një kopje i jepet nxënësit dhe për lëshimin e të njëjtit nuk guxon të kushtëzohen nxënësit, përkatësisht prindërit/kujdestarët me pagesë paraprake të mjeteve të caktuara.
Në këtë kontekst Avokati i Popullit i inkurajon nxënësit përkatësisht prindërit/kujdestarët e tyre që rastet e këtilla të arkëtimit të cilët bëhen në kundërshtim me ligjin t’i paraqesin në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit ose tek Avokati i Popullit, dhe njëkohësisht apelon që organi i cili bën kontroll mbi punën e shkollave dhe realizmin e të drejtave në fushën e arsimit të reagojë në mënyrë përkatëse me qëllim që të parandalohen arkëtimet e këtilla të paligjshme dhe të njëjtat të sanksionohen.
AVOKATI I POPULLIT