Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

02-04-2019

Shkup

ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

“Dy e treta e qytetarëve (66,6%) e dinë se ekziston institucioni Avokat i Popullit, ndërsa një numër i konsiderueshëm janë të informuar me një pjesë të kompetencave themelore të tij. Për Avokatin e Popullit më së shumti janë të informuar të anketuarit e pjesës lindore - 85,2%, ndërsa më së paku ata të Rajonit të Pollogut – 43,8%. Qytetarët e rritur janë më shumë të informuar për Avokatin e Popullit, ndërsa të rinjtë e moshës nga 18 deri në 29 vjet, janë më së paku të informuar për ekzistimin e këtij Institucioni.

Një pjesë e madhe e qytetarëve (76,3%) janë të gatshëm t’i drejtohen Avokatit të Popullit në rastet kur u cenohet ndonjë e drejtë. Kjo përqindje e lartë tregon se qytetarët e identifikojnë këtë institucion si mbrojtës së të drejtave të tyre, kundrejt institucioneve shtetërore dhe publike”.

Këto janë një pjesë e rezultateve të Anketës të cilat u prezantuan në kuadër të projektit “Vëzhgimi civil i Avokatit të Popullit” të cilin OJQ dhe Info-Qendra e zbatoi me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëllimi i së cilës ishte të përcaktohen perceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve për punën dhe performansat e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Të dhënat se pothuajse se gjysma e të anketuarve nuk e dinë se ku dhe si t’i drejtohen Avokatit të Popullit, e vënë në dukje nevojën për promovimin dhe dukshmërinë më të madhe për kompetencat e tij. Gjithashtu, anketa tregon se qytetarët Avokatin e Popullit e perceptojnë si profesionistë dhe transparentë në punën e tij.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2025
H M M E P S D
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 48
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise