Lajme dhe Ngjarje
13-09-2018
13.09.2018, Shkup
KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,
Avokati i Popullit në prag tëmbajtjes së referendumit, i informon qytetarët se nga dita e hënë, 17 shtator, do të hap linjë telefonike falas - 0800 54321, me qëllim që t’u ndihmoj qytetarëve në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtës së votës gjatë shprehjes së lirë të mendimit dhe qëndrimit të tyre lidhur me pyetjen e referendumit.
Avokati i Popullit me këtë rast, e vë në dukje rëndësinë e jashtëzakonshme të realizimit të të drejtës së deklarimit të drejtpërdrejtë dhe konsideron se deklarimi i qytetarëve dhe qëndrimi i tyre lidhur me pyetjen e referendumit, është obligim dhe kontribut aktiv i tyre për ardhmërinë e shoqërisë.
Avokati i Popullit, njëkohësisht i përkujton dhe apelon deri te të gjithë faktorët e shoqërisë, të mos i pengojnë qytetarët në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar për dalje dhe deklarim personal, si dhe i inkurajon qytetarët të paraqesin çdo ndikim eventual.
Pengimin e daljesdhe shprehjes së lirë të mendimit në referendum, qytetarëtmunden ta paraqesin edhe personalisht në zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, çdo ditë, si dhe në ditën e mbajtjes së referendumit.