Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

Takim plotësues për dimensionin njerëzor 29-03-2007

Takim plotësues për dimensionin njerëzor

Më datë 29 dhe 30 mars të vitit 2007, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, z. Ixhet Memeti qëndroi në Vjenë, ku mori pjesë në njërin nga takimet plotësues për dimensionin njerëzor, të cilin e organizoi Kancelaria e Institucioneve Demokratike për të Drejtat e Njeriut (ODIHR), pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Tema e këtij takimi ishte: “Liria e tubimit, asociacionit dhe shprehjes së lirë - përforcon pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të shoqërive pluraliste”. Punimet e këtij takimi u zhvilluan në tre sesione: Liria e tubimeve në rajonin e OSBE-së (sfidat dhe mundësitë); Liria e asociacionit të qetë në rajonin e OSBE-së (sfidat dhe mundësitë) dhe Liria e të shprehurit dhe roli i mediave në shoqëritë pluraliste. Së këtejmi, në këtë takim u theksua se shkalla e respektimit të këtyre elementeve që kanë të bëjnë me liritë e njeriut, pasqyron gjendjen e shoqërive, ndërkaq mospërfillja e tyre në të vërtetë është mohimi i pjesëmarrjes së qytetarëve nga ana e qeverive.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2025
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise