09-10-2006
KONFERENCA NË VARSHAVË – POLONI
Promovim i tolerancës dhe mosdiskriminimit
“Implementimi i dimensionit human” ishte temë e Konferencës, e cila nga data 9 deri më datën 12 tetor u mbajt në Varshavë të Polonisë. Kjo Konferencë u organizua nga Seksioni për të Drejtat e Njeriut të OSBE-së, në të cilën si vëzhgues mori pjesë edhe zëvendësi i Avokatit të Popullit i Republikës së Maqedonisë, z. Dragi Celevski.
Temat, të cilat u diskutuan ishin: “Të drejtat fundamentale”, “Toleranca dhe mosdiskriminimi” dhe “Promovimi i tolerancës, mosdiskriminimi, respektimi dhe mirëkuptimi”.
Pjesëmarrësit në këtë Konferencë i bën vështrim të veçantë realizimit të lëvizjes së lirë, të drejtës së besimit të lirë personal, lirisë fetare dhe të drejtës së shprehjes së mendimit të lirë. Interesante ishin edhe diskutimet që kishin të bënin me promovimin e tolerancës dhe mosdiskriminimit, si dhe ato përkitazi me të drejtat e edukimit të pakicave.
“Kjo Konferencë ishte rast i mirë për t’i krahasuar legjislaturat dhe përvojat e vendeve anëtare të OSBE-së, nga aspekti i respektimit, realizimit dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut, por ishte edhe një mundësi e mirë për t’u dëgjuar përvojat e punës së organizatave joqeveritare në kuptimin e promovimit të tolerancës.”, theksoi zëvendësi i Avokatit të Popullit, z. Celevski.