27-11-2014
27-28.11.2014, Beograd – Republika e Serbisë
FORUM I OPCAT I EVROPËS JUGLINDORE
Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe përfaqësuesja e Mekanizmit Parandalues Nacional, znj. Anica Tomshiq Stojkovska, morën pjesë në Forumin e OPKAT-it të Evropës Juglindore, i cili u mbajt në Beograd, më datë 27 dhe 28 nëntor 2014.
Temë e këtij Forumi ishte: “Qasja parandaluese në mposhtjen e torturës, si dhe lufta kundër mosndëshkimit”, ndërsa në pjesën përshëndetëse, mes të tjerëve, mori pjesë edhe z. Malkom Evans, Kryesues i Nënkomitetit të Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Torturës, si dhe Ombudsmani i Republikës së Serbisë, z. Sasha Jankoviq.
Në Forum, morën pjesë përfaqësues të Nënkomitetit të Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Torturës, Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, anëtarët e Rrjetit Mekanizmave Parandalues Nacional nga Evropa Juglindore, mekanizmat parandalues nga: Çekia, Polonia, Letonia, Azerbajxhani, si dhe përfaqësues të sektori civil të Rusisë.
Në temat e përfshira u fol edhe për mënyrën e monitorimit të rekomandimeve të dhëna, nevojën e pavarësisë dhe autonomisë së MPN-ve, rolin e foreznikëve në vizitat parandaluese, si dhe përforcimin e vetëdijes publike për ndalimin e torturës.
Në ditën e dytë u vazhdua me mbajtjen e Konferencës për parandalimin e torturës dhe format e tjera të trajtimit jonjerëzor, me ç’rast u theksua edhe roli i Parlamentit, si dhe i organeve gjyqësore në parandalimin dhe mbrojtjen nga tortura.
Në Konferencë u mbajtën edhe sesione të veçanta, ndërsa sesionin kushtuar parandalimit të trajtimit jonjerëzor në burgje, e moderoi znj. Anica Tomshiq Stojkovska nga Mekanizmi Parandalues Nacional i Republikës së Maqedonisë. Në fund të sesionit u miratuan edhe konkluzione në mesin e të cilëve edhe për nevojën e ndërtimit të partneriteteve me qëllim të parandalimit, sigurimit të mbrojtjes të të punësuarve në vendet e privimit nga liria, të cilët denoncojnë trajtim johuman me personat e dënuar, nevojën për hetim efikas të këtyre veprave, implementim të plotë të kornizës vendase dhe ndërkombëtare për të drejtat e personave të privuar nga liria.