19-11-2018
19.11.2018, Sofje, Republika e Bullgarisë
FORUMI RAJONAL I OMBUDSMANËVE TË BALLKANIT
Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa bashkë me tre përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit morën pjesë në Forumin rajonal të Ballkanit i cili, nën patronazhin e Zyrës së Ombudsmanit të Republikës së Maqedonisë u mbajt në Sofje, ndërsa në këtë Forum Institucioni i Avokatit të Popullit kishte rolin e bashkë-iniciatorit.
Në Forum u ra dakord të formohet një Platformë për rrjetëzimin e institucioneve të Ombudsmanëve të rajonit të Evropës Juglindore. Ky Rrjet joformal ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave, por edhe veprimin e përbashkët për çështjet me interes të këtyre institucioneve për të drejtat e njeriut.
Për zyrtarizmin e këtij Rrjeti u nënshkrua Deklaratë nga ana e Ombudsmanëve të: Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Moldavisë, Kroacisë, ndërsa Bosnja e Hercegovina hyrjen e saj në Rrjet do ta konfirmoj pas arritjes së konsensusit të brendshëm të tre ombudsmanëve nacional.
Në këtë Forum u ra dakord që kryesimi me Rrjetin të mund të jetë me rotacion, në çdo gjashtë muaj, ndërsa takimi i ardhshëm i këtij llojit të mbahet në muajin maj, vitin e ardhshëm në Bukuresht, Republika e Rumanisë.