27-10-2016
27-28.10.2016, Zagreb – Republika e Kroacisë
TAKIM VJETOR I ENNHRI
Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa mori pjesë në Takimin Vjetor të Anëtarëve të Rrjetit Evropian të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI), i cili u mbajt në Zagreb, ndërsa me të njëjtin kryesoi Avokatja e Popullit e Republikës së Kroacisë, znj. Lora Vidoviq.
Në takimin dyditor morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 30 vende-anëtare të Rrjetit Evropian të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut, të cilët diskutuan për sfidat dhe gjendjet aktuale në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, në nivel evropian dhe nacional, si dhe për planet e aktiviteteve të mëtutjeshme të Rrjetit. Një pjesë e veçantë e këtij takimi iu përkushtua të drejtave të njeriut në kontekst të luftës kundër terrorizmit, për çka u realizua edhe një seminar pune.
Përveç anëtarëve të Rrjetit Evropian të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, EQUINET, Agjencisë për të Drejtat e Njeriut (CERD), OSBE-së, si dhe përfaqësues të Amnesti Interneshënëll.