Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

 KONFERENCA E 9-TË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT 09-03-2016

09-10.03.2016, Maltë

KONFERENCA E 9-TË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, mori pjesë në takimin e 9-të të Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut, me titull: “Ombudsmani – lojtar kryesor i qeverisjes së mirë” e që këtë vit, më datë 9 dhe 10 mars, u mbajt në Maltë.

Në fokus të këtij takimi ishte kriza e migrantëve në Evropë dhe roli të cilin ombudsmanët dhe mediatorët e vendeve të Mesdheut e kanë lidhur me mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve. Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti mbajti fjalim në këtë temë, me ç’rast i bërë vështrim gjendjes me refugjatët të cilët tranzitojnë përmes Republikës së Maqedonisë, rolit të Institucionit Avokat i Popullit në mbrojtjen e të drejtave të këtyre personave, por edhe gjendjes në të dy qendrat tranzitore, në të cilat qëndrojnë refugjatët, veçanërisht gjatë periudhës së fundit kur vendet e të ashtuquajturës Ruta Ballkanike i mbyllën kufijtë. Ai kërkoi qasje serioze nga të gjithë faktorët e përfshirë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, me qëllim të gjetjes së një trajtimi më human ndaj këtyre personave, veçanërisht ndaj kategorive vulnerabile, përkatësisht fëmijëve, grave dhe personave të moshuar. Në këtë takim Asociacioni e miratoi Deklaratën me të cilën vendet e Asociacionit u angazhuan që të ndikojnë mbi të gjithë faktorët relevantë, vendas dhe ndërkombëtarë, shtetëror dhe joqeveritar për respektimin e standardeve dhe obligimeve të cilat burojnë nga ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe Konventën e Gjenevës të vitit 1951, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të refugjatëve të cilët tranzitojnë nëpër vendet e Mesdheut dhe trajtimit human të tyre.

Në kuadër të takimit u mbajt edhe Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit në të cilën u zgjodhën anëtarët e rinj të organeve administrative dhe u pranuan vende të reja - anëtare me të drejtë vote, Monako dhe Kosova. Në Asamblenë e Përgjithshme u caktua edhe vendi i takimit të ardhshëm i Asociacionit i cili, në vitin 2018, do të mbahet në Ohër, Republika e Maqedonisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2025
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 4
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise