20-10-2010
Cërkvenicë – Republika e Kroacisë
TRYEZË E RRUMBULLAKËT RAJONALE E MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL NËN OPKAT
Në organizim të UNDP-së Qendrës Rajonale të Bratislavës, UNDP-së në Kroaci, Asociacionit për Parandalimin e Torturës dhe Zyrës së Ombudsmanit të Republikës së Kroacisë, nga data 20 deri më 22 tetor në Cërkvenicë – Republika e Kroacisë, u mbajt Tryeza e rrumbullakët rajonale e mekanizmave parandalues nacionalë, konform OPKAT-it, për implementimin e sfidave dhe rolin e mekanizmave parandalues nacionalë, në të cilën mori pjesë edhe Ombudsmani i Maqedonisë z. Ixhet Memeti.
Fjalimi i z. Memetit u përqendrua në përvojën e Ombudsmanit të Maqedonisë, përkatësisht në veprimtarinë e tij si mekanizëm parandalues nacional. Në këtë takim, mes tjerash, u bë fjalë edhe për përforcimin e shkathtësive që kanë të bëjnë me parandalimin, ndërkaq ombudsmanët e rajonit debatuan edhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal me theks të veçantë në fushën e parandalimit të torturës. Njëherësh, në këtë Tryezë, pjesëmarrësit ranë dakord që në të ardhmen, në bashkëpunim me UNDP-në, më shpesh të organizohen takime rajonale për shkëmbimin e përvojave të punës.