30-01-2007
RREGULLA TË REJA EVROPIANE PËR TË BURGOSURIT
Institucionet e burgjeve në Evropë, në vitin 2006, fituan kodeks praktik – Rregulla Evropiane të Burgjeve, me të cilat përcaktohet drejtimi i administrimit të institucioneve, përkatësisht mënyra se si duhet të veprohet me personat e dënuar, me qëllim të arrihet më lehtë dhe më shpejtë risocializimi dhe riedukimi i tyre.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, vitin e kaluar i miratoi Rregullat Evropiane për Burgjet (versioni i fundit është aprovuar në vitin 1987), të cilat nuk kanë veprim obligues me ligj, por Këshilli rekomandon përfshirjen e tyre në legjislacionet kombëtare. Qëllimi kryesor i standardeve për burgjet, të kodifikuara në këtë mënyrë, ka për qëllim sigurimin e mbrojtjes përkatëse të të drejtave dhe dinjitetit të personave të burgosur, në mënyrë që të zbuten pasojat e largimit të tyre nga bashkësia.
Zyra e Avokatit të Popullit, si Institucion i cili në bazë të kompetencave të veta ka autorizim në këtë fushë, i përktheu Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe përmes wep-faqes së vet i bëri të arritshme për opinionin e gjerë publik.
Rregulla Evropiane të Burgjeve