17-10-2019
Beçiqi, Mali i Zi
PËRFAQËSUES TË AVOKATIT TË POPULLIT MORËN PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE
Zëvendës-avokati i popullit, znj. Vaska Bajramovska-Mustafa dhe këshilltar i zyrës së Avokatit të popullit morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare dy-ditore me temë "Parandalimi i sjelljes çnjerëzore nga ana e policisë: përballja me sfidat që rezultojnë nga aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe institucionet e tjera pranë Këshillit të Evropës", që u mbajt në Mal të Zi, të organizuar nga Këshilli i Evropës.
Konferenca ndërkombëtare trajtoi disa çështje, ndër të cilat edhe sjelljen çnjerëzore nga ana e policisë gjatë ushtrimit të kompetencave policore. Në këtë rast u dërgua mesazh i fortë për zero tolerancë ndaj sjelljes çnjerëzore dhe johumane nga ana e zyrtarëve gjatë zbatimit të ligjit. Njëherazi, nga ana e pjesëmarrësve u theksua se ky mesazh medoemos duhet të dërgohet në një nivel më të lartë, në kuadër të shërbimit në të gjitha vendet dhe të përcillet në nivel më të ulët hierarkik në intervale përkatëse.Edhepse flitet shumë për këtë fenomen, nuk ka dyshim se mungojnë hetime efektive që medoemos duhet të kryhen për secilin pohim bindës për sjellje çnjerëzore dhe johumane dhe të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme për këtë qëllim. Rrjedhimisht pas të lartpërmendurave, ishte e pashmangshme të theksohet se zyrtarët policor për zbatimin e ligjit medoemos duhet rregullisht të kujtojnë ndalimin e sjelljes çnjerëzore dhe johumane dhe maltretimit dhe të vizitojnë trajnim inicial dhe të vazhdueshëm profesional i cili duhet të përfshijë elementet që përmbajnë kushtet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, interpretuar përmes Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Zëvendësja, znj. Vaska Bajramovska-Mustafa me fjalimin e saj u përqëndrua në punën e zyrës së Avokatit të popullit dhe pezantoi Mekanizmin e ri për kontroll civile të policisë për të cilin është parashikuar të sigurojë mbështetje dhe mbrojtje për viktimat, të drejtat dhe interesat e tyre në procedura pranë organeve të administratës shtetërore, prokurorisë dhe gjykatave nga veprimet e personave me kompetenca policore dhe pjesëtarëve të policisë së burgut për vepra penale të kryera gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj duke përdorur kërcënim serioz, forcë ose mjete për detyrim që si pasojë sjellin vdekje, lëndim i rëndë trupor, lëndim trupor, privim i paligjshëm nga liria, maltretim dhe trajtim tjetër brutal, jonjerëzor ose degradues dhe ndëshkues, me çka në mënyrë plotësuese forcohet roli i Avokatit të popullit për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të shkelura nga ana e veprimeve të personave me autorizime policore dhe pjesëtarëve të policisë së burgut. Mekanizmin e ri e përbëjnë tre anëtarë të jashtëm të shoqatave civile. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli konkursin publik për zgjedhjen e shoqatave nga sfera e të drejtave të njeriut, të drejtës policore dhe gjyqësorit. Ajo theksoi se institucioni i Avokatit të popullit ka një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, sidomos në procedurat që kanë të bëjnë me shkelje të autorizimeve policore.
Në Konferencën ndërkombëtare morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ombudsmanit, ministra dhe përfaqësues të organeve policore të vendeve të Ballkanit, Kroacisë, Malit të Zi, Sërbisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.