Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-09-2021

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 19-08-2021

    under construction

    më shumë
  • 13-07-2021

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT PËR INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

VIDEO MBIKËQYRJE NË VENDET E PRIVIMIT NGA LIRIA 10-05-2013

Shkup

VIDEO MBIKËQYRJE NË VENDET E PRIVIMIT NGA LIRIA

Avokati i Popullit-Mekanizëm parandalues nacional në mbështetje të Programit TAIEX dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale më datën 10 Maj 2013 mbajti punëtori me temën ,, Video mbikëqyrja në vendet e privimit nga liria’’.

Në punëtorinë fjalime përshëndetëse kishin Avokati i Popullit, z.Memeti, drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, z.Dimitar Gjeorgjievski, si dhe përfaqësuesi i Delegacionit Evropian, z. Mafredas Limantas.

Në punëtorinë u prezantuan gjetjet e Mekanizmit parandalues nacional në pjesën e video mbikëqyrjes në vendet e privimit nga liria, si dhe përvojat e Mekanizmit parandalues nacional të Çekisë lidhur me këtë temë. Njëherazi u prezantuan standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave, me theks të veçantë  në video mbikëqyrjen në vendet e privimit dhe rregullativën për video mbikëqyrje, të përfshira në legjislacionin e vendit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Eksperienca dhe mendime të veta lidhur me temën këmbyen edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Punë të Brendshme, Ministrisë për Drejtësi, si dhe Ministrisë për Shëndetësi.

Në fund të seminarit u përcaktuan edhe konkluzionet themelore lidhur me sigurimin e të drejtës për privatësi në vendet e privimit nga liria, duke respektuar integritetin personal të personave të privuar, por edhe duke siguruar mbrojtje dhe siguri në vendet ku bëhet privimi nga liria.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2025
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 3
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise